Juristja e së drejtë së mediave Flutura Kusari ka publikuar disa nga pikat më kritike për Kosovën nga raporti i Progresit i cili pritet të publikohet pasdite.
Sipas Kusarit, Kosova ka marr notën më ulët, 1-sh, duke theksuar se ende nuk janë zbatuar rekomandimet e Komisionit që ka dhënë vitin e kaluar.
“Në disa raste, zyrtarët publikë, përfshirë zyrtarët të lartë publikë, kanë bërë deklarata nënçmuese dhe shpifëse dhe kanë përdorë shumë intimiduese ndaj gazetarëve
Postimi i plote i Flutura Kusarit:
Në fushën e lirisë së medias, Kosova është vlerësuar me limmited progres apo progres i kufizuar, që është nota më e ulët, nota 1sh. Më keq se limmited progres është no progress ose backsliding.
Edhe pse raporti thotë limmited progres, fjalia tjetër thotë
Rekomandimet e vitit të kaluar të Komisionit nuk janë zbatuar dhe janë ende valide. Dmth këtë fjalen limmited progres Komisioni ka e ka dhënë si dhuratë mos me dalë na keq në krahasim me Serbinë dhe Shqipërinë dhe mirë ka bë, veç mos ta mashtrojme veten brenda në Kosovë.
Këto janë ‘notat’ që i vendosë Komisioni Europian kur i vlerëson shtetet
1sh limited progress
2sh some progress
3sh good progress
4she very good progress
5she significant progress
Kritikat për vendin tonë
❌Shqetësimet vazhdojnë të mbesin në lidhje me sulmet dhe kërcënimet fizike, kampanjat denigruese dhe gjuhën e urrejtjes
❌Në veçanti është problematike siguria e gazetarëve në veri
❌❌❌ Në qershor, ARBK pezulloi licensen e biznesit të Klan Kosovës. Ky veprim mund të ketë ndikim negativ në gjendjen e lirisë së medias në Kosovë.
❌Zero progres në ndryshim plotësimin e ligjit për RTK, zero progres në ndryshim plotësimin e ligjit për KPM, procesi i amandamentimit të këtyre ligjeve duhet të bëhet me përfshirje të shoqërisë civile
❌Ligji për mbrojtjen e burimeve të gazetarëve duhet të harmonizohet me standardet europiane
❌Ligji për mbrojtjen e sinjalizuesve – mekanizmat nuk zbatohen në mënyrë efektive
❌Mungesa e qëndrueshmërisë financiare i bën mediat të pambrojtura nga interesat biznesore dhe politike
❌Ka mungesë të të dhënave rreth pronësisë së mediave sepse nuk rregullat për transparencë në pronësi nuk janë parapa me ligj
❌Ka rritje të sulmeve të gazetarëve, duke iu referu të dhënave të AGK-së
❌❌❌Në disa raste, zyrtarët publikë, përfshirë zyrtarët të lartë publikë, kanë bërë deklarata nënçmuese dhe shpifëse dhe kanë përdorë shumë intimiduese ndaj gazetarëve
❌❌❌Me rritjen e tensinoneve në veri janë rritë edhe sulmet ndaj gazetarëve, janë regjistruar rreth 30 raste
❌❌❌Qasja në dokumente zyrtare – gazetarët kanë pengesa për shkak të vonesave dhe mohimeve të kërkesave në dokumente publike, përfshirë nga qeveria
❌Mediat serbe kanë veshtirësi në qasjen në informacione, Kuvendi i Kosovës vazhdon të dështojë
❌Gjatë periudhës raportuese, KPM nuk ka qenë funksionale për shkak të mungesës së kuorumit
💙Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës është efektiv në zbatimin e Kodit të Etikës
❌Bordi i RTK-së nuk është i përfshirë në procesin e ndryshimit të ligjit të RTK-së
❌Financimi i RTK-së është nën normën e paraparë me ligj
❌❌❌Shoqnia civile dhe partitë opozitare kanë kritikuar përzgjedhjen e drejtorit të televizionit publik për shkak të lidhjeve të tij me partinë në pushtet
❌Financimi i mediave është problematik
💙Përmes projektit Gazetarët në Residencë, të zbatuar nga AGK, 14 gazetarë nga Ukraina dhe 6 nga Afganistani janë në Kosovë
P.S
Raporti më është dërguar nga një burim i besueshëm dhe është drafti i ditës së djeshme. Nëse bëhet ndonjë ndryshim sot para miratimit, ju informoj. Pasi të publikohet online, i krahasoj dy versionet. Raporti pritet të dalë pasdite online.
Pikat ku i kam vendosë disa ❌ janë kritikat më të rënda sipas meje 🙂