5.6 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

Raporti i Progresit, Hoxhaj: Për të ardhur keq që procesi i transformimit është ndalur e bllokuar

- Advertisement -

Ish-ministri i jashtëm, Enver Hoxhaj përmes një shkrimi në Facebook është shprehur se kur e lexon raportin e progresit të Komisionit Evropian për Kosovën, është për të ardhur keq që sipas tij, procesi i transformimit është ndalur dhe bllokuar.

Ai ka thënë se në raportin e progresit thuhet qartë se Kosova nuk pritet të marrë statusin e kandidatit në një kohë të afërt.

“Kur e lexon raportin e progresit të Komisionit Evropian për Kosovën, është për të ardhur keq që procesi i transformimit është ndalur dhe bllokuar, pasi gjatë viteve të fundit Kosova nuk ka pasur asnjë reformë të brendshme në asnjë sektor dhe asnjë sukses në politikën e jashtme. Ajo ka marrë vetëm obligime nga dialogu me Serbinë, pa asnjë përfitim konkret dhe pa mbështetje politike dhe financiare”.

“Në raportin e progresit thuhet qartë se Kosova nuk pritet të marrë statusin e kandidatit në një kohë të afërt. Pas aplikimit në dhjetorin e vitit 2022, kërkesa e Kosovës nuk është trajtuar fare në Bruksel, as me shkrim dhe as me ndonjë zotim politik joformal”, ka thënë ai.

Hoxhaj është shprehur gjithashtu se raporti thekson se Kosova duhet të zbatojë Marrëveshjen e Brukselit dhe Aneksin e Ohrit.

“Raporti thekson se Kosova duhet të zbatojë Marrëveshjen e Brukselit dhe Aneksin e Ohrit. Gjithashtu, theksohet qartë se propozimi evropian për Asociacionin është çështje e përfunduar për BE-në dhe Kosova vetëm duhet ta zbatojë atë. Ajo që përmban teksti i raportit është mjaft shqetësuese, ku thuhet:

“Si Kosova ashtu edhe Serbia pritet të zbatojnë obligimet e tyre përkatëse që rrjedhin nga Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit. Kjo përfshin themelimin e Asociacionit/Bashkësisë së Komunave me Shumicë Serbe (A/CSM). Kosova pritet të nisë procesin që çon në krijimin e A/CSM bazuar në propozimin evropian të paraqitur ndaj Palëve më 21 tetor 2023. Serbia pritet të fillojë të përmbushë detyrimet e saj nga Marrëveshja paralelisht duke inicuar njohjen e dokumenteve, simboleve dhe institucioneve të Kosovës.”

“Nga ky paragraf kuptohet qartë që Marrëveshja e Brukselit dhe Asociacioni janë në fuqi, dhe përtej debatit të nënshkrimit dhe zbatimit, të gjitha këto janë në fuqi”, ka shkruar tutje Hoxhaj.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit