Misioni i Bashkimit Evropian për Vëzhgimin e Zgjedhjeve ka publikuar raportin në lidhje me zgjedhjet parlamentare që u mbajtën më nëntë shkurt në Kosovë.
Mes tjerash, në këtë raport, në pjesën ku flitet për transmetuesin publik përmendet se RTK është përballur me sfida politike e operative përfshirë shqetësimet mbi pavarësinë e tij pas sulmit ndaj Nacionales e Periskopit, ku pretendonte se medium financohet nga Serbia.
Raporti thekson se kjo çoi në dorëheqjen e udhëheqësve të këtij medium.
“Transmetuesi publik, RTK, është përballur me sfida politike dhe operative, përfshirë shqetësimet për pavarësinë e tij në vitin 2023 dhe një polemikë të vitit 2024 në lidhje me publikimin e një artikulli që pretendonte se disa media në gjuhën shqipe në Kosovë po financoheshin nga Serbia, gjë që çoi në dorëheqjen e udhëheqësve.
Ndryshimet e mëvonshme të rregullave mundësuan emërimin e një ushtruesi të detyrës së drejtorit të përgjithshëm, duke parandaluar një paralizim të operacioneve të RTK-së, por bordit të RTK-së tani i mungon kuorumi, me vetëm katër nga 11 anëtarët e mbetur. Anëtarët e bordit të RTK-së zgjidhen nga parlamenti me shumicë të thjeshtë votash, duke e bërë që organin e tij qeverisës të varet nga orari i Kuvendit dhe duke e përafruar atë potencialisht me interesat e partisë në pushtet” – thuhet në raport.
