-3 C
New York
Thursday, December 26, 2024

Buy now

Raporti i ekspertëve për tekstet shkollore – Si dyshohet që u keqpërdorën 6.3 milionë euro?

- Advertisement -

Aq shumë kishte kritika e ankesa nga qytetarët e nga opozita për procesin e subvencionimit të librave në vitet e qeverisjes së Albin Kurtit sa u desh të krijohej edhe një komision hetimor parlamentar për të hetuar këtë proces.

Gjatë punës së këtij komisioni, në një raport kanë punuar disa ekspertë, të cilët e kanë përfunduar analizën e tyre rreth formës së subvencionimit për blerjen e këtyre teksteve.

Këtë raport e ka siguruar Televizioni Dukagjini, përmbajtja e të cilit flet për shumë parregullsi në këtë proces.

Aty përmenden dyshime për mënyrën se si u përdorën rreth 6.3 milionë euro.

“Është evidentuar një keqplanifikim në vlerën e rreth 6.3 milion eurove, që ngreh pikëpyetje serioze mbi procesin e menaxhimit financiar të këtyre fondeve. Ky keqplanifikim mund të jetë pasojë e mungesës së njohurive profesionale, neglizhencës, keqmenaxhimit ose potencialisht i një qëllimi për të hapur mundësi për zhvillimin e procedurave të shpejta për përfitime materiale” – Raporti i ekspertëve

Në ndërkohë, një problematikë tjetër që është evidentuar në raport është fakti që me ndryshimin e praktikës së shpërndarjes së teksteve shkollore, Ministria e Arsimit në krye me Arbërie Nagavcin, sipas raportit, i shkeli disa dispozita ligjore.

“Praktika e krijuar nga Ministria e Arsimit përmes qarkores për subvencionmin e teksteve shkollore bie në kundërshtim me detyrimet ligjore të përcaktuara nga Ligji për Arsimin Parauniversitar të Republikës së Kosovës dhe Udhëzimin Administrativ për shpërndarjen e teksteve shkollore falas dhe ruajtjen e tyre. Ligji dhe aktet nënligjore të miratuara kanë krijuar një kornizë të qartë dhe të detajuar për sigurimin e teksteve shkollore falas për nxënësit, duke u fokusuar në mbështetjen dhe mbrojtjen e të drejtës së nxënësve për qasje të barabartë në arsim”–Raporti i ekspertëve

Në këtë raport është specifikuar po ashtu se sa mjete ishin të ndara për gjithë procesin, duke u vërejtur kështu një dallim i madh me shifrën e shpenzuar deri në fund të procesit.

“Të dhënat lidhur me subvencionimin me mjetet për blerjen e teksteve dhe materialeve mësimore për vitin shkollor 2023\2024 ishin të planifikuara vetëm 4,516,885.00 euro, ndërsa kjo shumë është shumëfishuar me vendime të marra brenda dite”– Raporti i ekspertëve

Raporti specifikon se për gjithë këtë proces nuk janë shpenzuar 4.5 milionë euro, por 17 milionë e 457 mijë e 605 euro.

Raporti thekson se mjetet e planifikuara për tekstet shkollore janë marrë nga kategori tjera buxhetore, kryesisht tek investimet kapitale, që sipas ekspertëve të raportit, sipas kanë krijuar mangësi tek këto kategori.

Në mbledhjen e fundit të Komisionit Hetimore Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore u tha se nëse këtë raport nuk e merr parasysh Kuvendi i Kosovës, ai do t’i përcillet Prokurorisë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit