5.1 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Raporti i DASh-it, kryeministri Rama e kalon me humor

- Advertisement -

Kryeministri Edi Rama, ka bërë humor dhe batuta me raportin vjetor të Departamentit të Shtetit, i cili ishte shume kritik ndaj Shqipërisë, mosndëshkimit të krimit dhe korrupsionit të zyrtarëve të lartë si dhe hapat prapa në lirinë e shprehjes.

Rama e ka cilësuar si plasje peshku dhe ka vënë në dyshim realizmin e këtij raporti, të cilin e ka quajtur jo vetëm kopje të atij të mëparshëm, por edhe të pasaktë, pasi sipas tij, nuk pasqyron as arritjet që DASh ka thënë gjatë vitit.

“Paska plasur peshku për një raport vjetor të DASH se Amerika na paska thënë më në fund ato që opozitarët paskan thënë që në fillim! Kush e lexon çdo vit këtë raport e di që është aq shumë copy-paste i vitit më parë sa nuk figurojnë as arritjet që DASH i ka thënë vetë gjatë vitit”, ka shkruar Rama në Twitter.

Ky është reagim i parë i qeverisë për këtë raport, 24 orë pas daljes së tij. Më herët raportin e ka përforcuar vetë Sekretari i Shtetit Blinken dhe ambasada amerikane. Një ditë para daljes së raportit, dy persona, mes tyre një ishideputet i mazhorancës, u sanksionuan nga departamenti i thesarit. Edhe për këtë ngjarje, qeveria shqiptare nuk ka akoma asnjë koment./TCh

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit