Partia Demokratike e Kosovës në raportin e dorëzuar në KQZ ka raportuar shpenzime rreth 273 mijë euro, derisa të hyra rreth 249 mijë euro.
Lidhja Demokratike e Kosovës ka raportuar shpenzime për këtë fushatë 203 mijë euro, derisa të hyra vetëm 23 mijë e 540 euro.
Ndërsa AAK e Ramush Haradinajt ka shpenzuar më së paku për fushatë, duke raportuar vetëm 24 mijë e 187 euro dhe të hyra rreth 86 mijë euro.
Nëse bëhet një kalkulim, Lëvizja Vetëvendosje ka shpenzuar pothuajse dyfishin e të tri partive bashkë.







