Të dhënat e fundit të ushtrisë ukrainase thonë se Rusia ka humbur 506.260 trupa, që prej kohës kur shpërtheu lufta. Në raportin e së enjtes thuhet se së fundmi janë shkatërruar 10 tanke, e gjithsej 7710, kurse numri i artilerisë së rëndë të shkatërruar është 14913.
Në raportin e botuar në rrjetin social “X” thuhet se që nga shkurti i 2022-s, Rusia ka humbur 326 helikopterë e 815 sisteme ajrore.
Pajisje speciale ushtarake janë shkatërruar 2153. Sipas raporteve ushtarake, ushtria ruse ka shënuar përparim në disa rajone të tokës ukrainase. Lufta është duke u zhvilluar në disa zona.