Epitetin e lojtarit më të mirë apo “MVP” i turneut të Superkupës së Spanjës, e ka fituar sulmuesi i krahut, braziliani Raphinha.
Në fakt, Raphinha ishte ndër më të merituarit për suksesin e parë të Barcelonës në vitin 2026.
Kështu që, Raphinha e ka marrë çmimin e lojtarit më të mirë pasi në turneun e Superkupës së Spanjës, të mbajtur në Jeddah të Arabisë Saudite, ishte më i dalluari.
Barcelona fitoi 3:2 ndaj Real Madridit në finale, ndeshje në të cilën Raphinha shënoi dy gola.
Dy gola tjerë, Raphinha i realizoi edhe në gjysmëfinale kundër Athletic Bilbaos, ndeshje të cilën Barcelona e fitoi 5:0.
Kështu që, Raphinha në Superkupën e Spanjës shënoi në total katër gola.
Ndërkohë, mesfushori i Barcelonës, Pedri u shpall asistuesi më i mirë i këtij turneu.






