Raphinha ka zbuluar në një deklaratë të sinqertë se kishte marrë lajme për një ofertë nga Arabia Saudite dhe se vitin e kaluar do ta kishte pranuar atë propozim.
“Të jem i sinqertë, vitin e kaluar do ta kisha pranuar atë ofertë. Po përballesha me vështirësi mendore në Barcelonë… dhe ishte një mundësi që ndryshonte jetën për familjen time, kështu që do ta kisha pranuar”, ka zbuluar Raphinha.
“Kushdo që thotë se nuk do të shkojë atje, thjesht gënjen.”
Por, gjithashtu Raphinha theksoi se vendosi të qëndrojë në Evropë, duke menduar se kishte ende shumë për të ofruar në Barcelonë dhe për të vazhduar të përfaqësojë kombëtaren braziliane.
“Flick erdhi dhe ndryshoi gjithçka për mua,” tha ai.
Raphinha tregoi se ky ndryshim e ndihmoi të “mbyllte pak sytë ndaj parave dhe t’i hapte më shumë mendjen ëndrrave që kishte në Barcelonë.”
Një vit pas këtij vendimi, Raphinha ka arritur 60 gola dhe asistime për Barcelonën dhe Brazilin në një sezon të vetëm… dhe sezoni ende nuk ka përfunduar