Raphinha ka treguar që Hansi Flick është arsyeja pse ai qe bindur të qëndronte te Barcelona.
Braziliani ishte ndër më të kritikuarit sezonin e kaluar pavarësisht luftës së tij, teksa këtë sezon është ndër top kandidatët për Topin e Artë me performancat që i ka shfaqur.
“Hansi Flick ka qenë shumë i qartë me mua që nga dita e parë: më tha se po llogariste tek unë, se do të isha një lojtar shumë i rëndësishëm”, ka thënë Raphinha.
“Mendoj se kjo ndryshoi pak mendësinë time për të vendosur nëse do të largohesha apo jo”.