31.9 C
New York
Friday, June 13, 2025

Buy now

Ranieri refuzon Italinë

- Advertisement -

Claudio Ranieri e ka refuzuar mundësinë që të drejtojë Kombëtaren Italiane.

Ky vendim i tij është mirëpritur nga fansat entuziastë të Romës.

Tekniku i pensionuar do të vazhdojë te Roma si këshilltar i lartë i klubit pasi klubi tashmë ka emëruar trajnerin e ri, Gian Piero Gasperini.

Në një deklaratë të shkurtër për agjencinë e lajmeve ANSA, Ranieri sqaroi vendimin e tij, i cili erdhi mëngjesin e sotëm.

“E falënderoj Presidentin Gravina për mundësinë, nder i madh, por kam reflektuar dhe vendosur të mbes në dispozicion të Romës në rolin tim të ri”, citohet të ketë thënë Ranieri.

Ai theksoi se vendimi për të refuzuar ekipin kombëtar “është vetëm i imi”.

Ranieri u emërua në nëntor si kryetrajner i Romës me klubin që gjendej në vendin e 16-të në Serie A, të cilin e ndihmoi të përfundonte një pikë larg kualifikimit në Ligën e Kampionëve, në vendin e pestë.

Luciano Spalletti tha të dielën se ishte shkarkuar nga detyra e trajnerit përpara Kupës së Botës 2026, pas një humbjeje 3-0 ndaj Norvegjisë të premten – ndeshja e tyre e parë kualifikuese për turneun.

Të ngjashme

Të fundit