10 C
New York
Thursday, March 6, 2025

Buy now

Rangnick zbulon bisedën që kishte me Cavanin pas spekulimeve për kalimin te Barcelona

- Advertisement -

Sulmuesi Edinson Cavani ka pranuar të qëndrojë te Manchester United deri në fundin e sezonit, kështu thotë trajneri Ralf Rangnick.

Uruguaiani ishte i lidhur me largimin nga “Old Trafford”, meqenëse kërkohej nga gjiganti spanjoll, Barcelona, transmeton lajmi.

Cavani që ka shënuar dy herët këtë edicion, i skadon kontrata në verë dhe është i lirë të nënshkruajë parakontratë me ndonjë skuadër tjetër.

Por, 34-vjeçari ka siguruar Rangnick në një takim të enjten se do qëndrojë në skuadër që t’i ndihmojë “Djajve të Kuq” të mbesin në top katër.

“Ai erdhi në zyrën time dhe biseduam për gjysmë orë, më tha se do qëndrojë deri në fundin e sezonit”.

“Më tha se mund të mbështetem që do jep më të mirën dhe të jetë model për lojtarët e rinj. Edhe nëse nuk luan, do provojë të jetë model për lojtarët e tjerë”.

“Ky është lajm i mirë. Edi është një ndër këta lojtarët, me më eksperiencë, mentalitetin, do jetë lojtari perfekt”.

Ndërkohë, Man United sonte (e hënë) do zhvillojë takimin ndaj Aston Villas në kuadër të FA Cup.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit