7.9 C
New York
Saturday, February 1, 2025

Buy now

Rangnick ambicioz: Nuk është ‘e komplikuar’ ta kapim Liverpoolin

- Advertisement -

Trajneri i Manchester United, Ralf Rangnick ka dhënë disa komente para ndeshjes ndaj Liverpool.

Rangnick është në dijeni për nivelin e lartë në të cilin ka luajtur kundërshtari gjatë sezoneve të fundit, megjithatë ai beson se United mund ta arrijë atë.

Gjermani beson se nuk duhet të jetë çështje shumë e komplikuar arritja e nivelit të ‘Reds’.

“Nuk mendoj se për një klub si Man United duhet të shkojnë tri apo katër vite për të kapur atë, nuk mendoj se është e nevojshme”, ka thënë Rangnick,

“Kemi folur për Liverpool më herët dhe se sa gjatë iu është dashur atyre. Pas tri merkatove, nëse e di se për çfarë sheh. Nuk është e komplikuar, nuk është shkencë. Nëse nuk e di këtë, është e komplikuar”, shtoi gjermani.

Rangnick do të ketë punë sonte me skuadrën e Liverpool, në një udhëtim në ‘Anfield’.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit