1.8 C
New York
Saturday, January 18, 2025

Buy now

Ramush Haradinaj viziton shtëpizën “Autizmi Flet” në Prishtinë

- Advertisement -

Kryetari i Aleancës për Ardhmerinë e Kosovës, Ramush Haradinja ka vizituar shtëpizën “Autizmi Flet” në Tregun e Fundvitit në Prishtinë.

Ai përmes një njoftimi në Facebook tha se arsyeja e kësaj vizite ishte përkrahja e të rinjve dhe të rejave të cilët ofrojnë shërbime për fëmijët me autizëm.

“Vizitova shtëpizën “Autizmi Flet” në Tregun e Fundvitit në Prishtinë, për të shprehur përkrahjen ndaj të rinjve dhe të rejave të cilët ofrojnë shërbime për fëmijët me autizëm” tha Haradinaj.

Gjithashtu ai përgëzoi dhe falënderoi nga zemra ata që përkujdesen për këta fëmijë.

“Me këtë rast përgëzova stafin dhe vullnetarët e organizatës ‘Autizmi Flet’ për kauzën e tyre humane. Të gjithë ata që përkujdesen për këta fëmijë i falënderoj nga zemra. Puna dhe kujdesi ndaj tyre është vërtetë një humanizëm i jashtëzakonshëm” u shpreh Haradinaj në postim.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit