-9 C
New York
Monday, February 2, 2026

Buy now

Ramush Haradinaj shkon për vizitë në Washington

- Advertisement -

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka udhëtuar për në Washington, duke nisur vizitën e tij zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Nga AAK njoftojnë se ai është i ftuar në Lutjet e Mëngjesit “National Prayer Breakfast” dhe do të marrë pjesë në aktivitete zyrtare, si dhe do të zhvillojë takime me liderë politikë nga mbarë bota.

Gjatë qëndrimit të tij, thuhet se Haradinaj do të zhvillojë takime në Kongresin Amerikan dhe institucione të tjera në Washington, do të mbajë një fjalim në Capitol Hill dhe do të diskutojë për partneritetin strategjik, forcimin e marrëdhënieve bilaterale të Kosovës me SHBA-të, sigurinë rajonale dhe bashkëpunimin transatlantik, me theks në anëtarësimin e Kosovës në NATO.

Të ngjashme

Të fundit