Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se Ukë Blakaj do të jetë kandidat për zgjedhjet e ardhshme lokale në Komunën e Istogut.
Haradinaj ka zhvilluar takim me aktivistët e AAK-së në qytetin e Istogut, ku ka takuar edhe aktivist nga diaspora, duke thënë se janë njerëz me vlera e të zotë.
Ai tutje ka thënë se shpreson shumë që puna e përbashkët do të rezultojë pozitivisht që Istogut dhe gjithë Kosovës t’i kthehet perspektiva për zhvillim dhe për arritje të reja.
Postimi i plotë:
Iu bashkova sot në Istog, deputetit z. Bekë Berisha dhe kryetarit të Aleancës për Gjermani, z. Ukë Blakaj në takim me aktivistë të Aleancës në këtë qytet. Gjithashtu, një rast i mirë të takoj aktivist të Aleancës nga diaspora të cilët janë me pushime në atdhe. Njerëz me vlera e të zotë, me suksese të dukshme në shumë fusha.
Me kënaqësi e urova z. Ukë Blakaj për shpalljen e kandidaturës për kryetar të Istogut në zgjedhjet e ardhshme lokale!
Shpresoj shumë që puna e përbashkët e gjithë aktivistëve dhe strukturave të Aleancës, do të rezultojë pozitivisht që Istogut dhe gjithë Kosovës t’i kthehet perspektiva për zhvillim dhe për arritje të reja.