5.1 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

“Ramush Haradinaj përsëri kryeministër”

- Advertisement -

Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka thënë se do të kërkohet që kreu i kësaj partie, Ramush Haradinaj, të kthehet në udhëheqje të shtetit.

Në një intervistë për Reporterin, Lekaj ka thënë se asnjë situatë dhe rrethanë politke nuk e largon AAK’në nga, siç ka thënë, baza e saj 7-10 përqind të votuesve nga e gjithë Kosova.

“Asnjë situatë dhe asnjë rrethanë politike nuk e largon AAK-në nga baza e saj 7-10% të votuesve nga e gjithë Kosova, e për të cilët votues besnik jemi falënderues për besimin e vazhdueshëm. Për më shumë, mendojë që rrethanat e krijuara në Kosovë, dalja në pah e qeverisë Kurti mbi mosdijen e qeverisjes dhe mos përmbushjes së asnjë premtimi që e kanë thënë, si dhe proceset e rëndësishme që e presin Kosovën, do të kërkohet nevoja që lideri  Ramush Haradinaj të kthehet në udhëheqje të shtetit, e kjo realisht do të rrisë përqindjen e votave që mund të shkojë në 15-18%. Shkurt e shqip ata qe ditën të bëjnë luftën, dijnë ta bëjnë edhe paqen por edhe zhvillimin e shtetit”, ka thënë Lekaj.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit