17.6 C
New York
Tuesday, May 6, 2025

Buy now

Ramush Haradinaj përkujton vëllanë e tij, Luanin

- Advertisement -

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar vëllanë e tij Luanin, i cili ra heroikisht para 28 vjetësh.

Përmes një postimi në Facebook, kreu i AAK-së thotë se pikërisht më 6 muaj u lind Nana Rukë, e në ditëlindjen e saj, para 28 vjetësh, Luani fitoi përjetësinë.

Me këtë rast, në Deçan dhe në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve të ZO të Dukagjinit në Gllogjan, ai nderoi të gjithë të rënët për liri, kujtoi gjenerata të tëra patriotësh e luftëtarësh, mes të cilëve veprimtarin e atdhetarin e madh, Smajl Haradinaj.

“Dhimbja dhe malli për të dashurit që humbëm assesi të shuhet. Ky ishte çmimi i lirisë që ata e paguan për ne, e për shumë breza që do të jetojnë të lirë, me dinjitet e krenari, duke kujtuar dhe nderuar heroizmin e tyre”, ka shkruar ai.

Të ngjashme

Të fundit