32.5 C
New York
Sunday, June 29, 2025

Buy now

Ramush Haradinaj përkujton dëshmorin Mentor Dervishaj

- Advertisement -

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka përkujtuar dëshmorin Mentor Dervishaj nga Zabllaqi në përvjetorin e tij të rënies.

Ai thotë se Dervishaj ishte pjesë e një sakrifice të rrallë dhe të jashtëzakonshme familjare. “Prindërit Osmani e Naxhija i dhanë Kosovës jo një, por tre djem dëshmorë; Mentorin, Menderesin dhe Menhendin”.

“Lufta jonë çlirimtare i bashkoi shqiptarët nga të gjitha trojet. Trima anekënd atdheut, u rreshtuan krah Ushtrisë Çlirimtare për të larguar përgjithmonë armikun që synim kishte shfarosjen.

Sot, në përvjetorin e rënies, kujtojmë me krenari dëshmorin Mentor Dervishaj nga Zabllaqi. Ai ishte pjesë e një sakrifice të rrallë dhe të jashtëzakonshme familjare. Prindërit Osmani e Naxhija i dhanë Kosovës jo një, por tre djem dëshmorë; Mentorin, Menderesin dhe Menhendin.

Po sot, përulemi edhe para heroizmit të dëshmorit Skerdilajd Bardhyl Llagami nga Tirana, që ra për të fituar pavdekësinë në tokën e Kosovës.

Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit”, ka shkruar kreu i AAK-së.

May be an image of 1 person

Të ngjashme

Të fundit