5.9 C
New York
Thursday, November 27, 2025

Buy now

Ramush Haradinaj për Isa Boletinin: Mbetet frymëzim për secilin shqiptar

- Advertisement -

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj e nisi ditën nga Boletini në prag të festës së 28 Nëntorit, aty ku prehet heroi Isa Boletini.

Përmes një postimi në Facebook, ai thotë se Isa Boletini mbetet frymëzim për secilin shqiptar, për ta dashur e mbrojtur lirinë, për ta ruajtur identitetin dhe për t’u përkushtuar ndaj të drejtave tona kombëtare, ashtu siç ai bëri me guxim dhe vendosmëri të pashoq.

“Unë jam mirë kur është mirë Shqipëria”, ishte thënia që e shoqëroi gjatë gjithë jetës, në mbrojtje të së drejtës së shqiptarëve, të cilëve për dekada u ishte mohuar padrejtësisht liria dhe identiteti”, ka shkruar ndër të tjera Haradinaj.

Lideri i AAK-së pritet të shkojë edhe në Prekaz për të bërë homazhe.

Të ngjashme

Të fundit