Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka nderuar gazetarin e njohur Marin Mema me titullin “Qytetar Nderi” të Komunës së Deçanit, gjatë një ceremonie të veçantë në Kuvendin Komunal.
Në fjalën e tij, Haradinaj vlerësoi guximin dhe përkushtimin e Memës në mbrojtje të historisë dhe identitetit kombëtar shqiptar.
Në shenjë mirënjohjeje për kontributin e tij të veçantë në çështjen kombëtare, Haradinaj i dorëzoi gazetarit edhe medaljen “Besim në Zot, Atdhe e Shtet”.