21.8 C
New York
Monday, May 12, 2025

Buy now

Ramush Haradinaj merr pjesë në takimin e thirrur nga presidentja Osmani

- Advertisement -

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, me liderët e partive politike, në përpjekje për të zgjidhur ngërçin politik të krijuar pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemaili.

“Po, kryetari Ramush Haradinaj do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga Presidentja,” tha shkurt Xhemaili.

Presidentja Osmani ka dërguar sot ftesa për konsultime te të gjithë liderët politikë, me synimin për të gjetur një zgjidhje për moskonstituimin e Kuvendit dhe formimin e institucioneve të reja.

Të ngjashme

Të fundit