Ramush Haradinaj kremton Pashkët me familje shqiptare në Klinë

- Advertisement -

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka ndarë momente nga kremtimi i festës së Pashkëve, duke theksuar traditën e bashkëjetesës dhe respektit ndërfetar te shqiptarët.

Ai bëri të ditur se ditën e festës e kaloi në Novosellë, në familjen e mikut të tij Pal Lekaj, si dhe në familjen Marku në Videjë të Klinës. Sipas Haradinajt, aty ndau gëzimin e Pashkëve me kryefamiljarin Nikollë Marku, djalin e tij Lorenc dhe anëtarët e tjerë të familjes.

Haradinaj theksoi se shqiptarët tradicionalisht kanë kremtuar bashkë festat fetare të njëri-tjetrit, duke e cilësuar këtë si një vlerë të rëndësishme të shoqërisë.

“Festofshim gjithmonë të bashkuar,” u shpreh ai në mesazhin e tij.

Të ngjashme

Të fundit