11.1 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Ramush Haradinaj: Kosova e ka vendin në NATO

- Advertisement -

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se Kosova e ka vendin në NATO.

Sipas Haradinajt, fuqinë e drejtësisë së kësaj Aleance të madhe, e përjetoi edhe populli i Kosovës, në momentet më vendimtare të historisë për çlirim.

‘’Fuqinë e drejtësisë së kësaj Aleance të madhe, e përjetoi edhe populli i Kosovës, në momentet më vendimtare të historisë së tij për çlirim, për çka jemi mirënjohës përgjithmonë. Sot, si Republikë e Kosovës, ne jemi kontribues me Ushtrinë tonë, në misione ndërkombëtare paqeruajtëse të kësaj Aleance. Si popull i lirë me orientim të natyrshëm euro-atlantik, ne synojmë që të jemi pjesë e barabartë e aleancës së shteteve të NATO-s, udhëhequr nga ShBA-të. Besoj shumë që Kosova e ka vendin në NATO, për të qenë krah miqve tanë për ta ndihmuar paqen dhe lirinë’’, ka thënë Haradinaj.

Ndryshe NATO sot shënon 74 vjetorin e themelimit.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit