-1.8 C
New York
Tuesday, February 11, 2025

Buy now

Ramush Haradinaj bën thirrje: Vota juaj është veprimi më i madh që mund ta bëni sot për vendin tuaj

- Advertisement -

Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj u ka bërë thirrje qytetarëve për të dalë në votim.

Ai në një postim në Facebook ka thënë se përmes votës bëhet vendimmarrja për zgjedhjen e përfaqësuesit në Parlament e në Qeveri.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë të Kosovës me të drejtë vote,

Kosova edhe një herë po e jep provimin e vet të demokracisë. Jam shumë i lumtur që votimet e deritashme kanë kaluar pa asnjë incident serioz dhe në një frymë tolerante e krejtësisht demokratike.

Meritat më të mëdha për këtë mbarëvajtje i kanë vajzat dhe djemtë që janë marrë me organizimin e zgjedhjeve, shtabet e të gjitha partive politike dhe organet ligjzbatuese.

Meqenëse kanë mbetur edhe pak orë deri në mbylljen e kutive, ju që akoma nuk keni votuar, ju ftoj që ta shfrytëzoni të drejtën tuaj dhe të votoni. Vetëm me votë mund të bëheni pjesë e vendimmarrjes e t’i zgjidhni përfaqësuesit tuaj në Parlament e në Qeveri.

Vota juaj është veprimi më i madh që mund ta bëni sot për vendin tuaj!

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit