16.4 C
New York
Friday, October 10, 2025

Buy now

Ramos: I thashë Messit, deri tash të kam goditur, tash do ta godas këdo që të afrohet

- Advertisement -

Sergio Ramos e ka kujtuar takimin e parë që e pati me Lionel Messin si bashkëlojtar.

Mbrojtësi spanjoll ishte transferuar vite më parë në Paris Saint-Germain nga Real Madridi, ndërsa ekipit francez ndërkohë i ishte bashkuar edhe Lionel Messi nga Barcelona.

Dikur kundërshtarë në fushë, me spanjollin që bënte ndërhyrje të ashpra në “El Clasico”, ata ishin bërë miq në Paris, shkruan “Gazeta Express”.

E ish-futbollisti i Sevillës dhe Realit e ka kujtuar atë kohë, përkatësisht bisedën e parë me tetë herë fituesin e Topit e Artë.

“Kur ushtruam për herë të parë me Messin, ai më tha: ‘Sergio, kujtoje, tash jemi në të njëjtin ekip, mos më godit.’ Unë iu përgjigja: ‘Relaksohu, tash do ta godas këdo që të afrohet.’”

“Më duhej të isha i ashpër me të kur e kisha përballë, ishte mënyra e vetme për ta ndalur. Por, kur e luajta ndeshjen e parë me të, ishte si të them: ‘Kjo është diçka e madhe, më në fund mund të relaksohem, e kam Messin në anën time. Ajo që ishte e vështirë më herët, tash është pjesë e ekipit tim.’”

Të ngjashme

Të fundit