2.7 C
New York
Thursday, February 13, 2025

Buy now

Ramos e zbulon të ardhmen e tij

- Advertisement -

Sergio Ramos nuk ka mundur t’i tregojë vlerat e tij në Paris Saint-Germain.

Mbrojtësi spanjoll ishte transferuar në “Parkun e Princave” verën e kaluar nga Real Madridi, ku kishte fituar gjithçka.

Mirëpo, veteranin e mbrojtjes nuk e lanë rehat lëndimet në kryeqytetin francez, e si rezultat nuk mundi ta shfaqte atë që di.

Por, kjo nuk nënkupton se Ramos po e mendon largimin nga Ligue 1,

Përkundrazi, ai është i vendosur më shumë se kurrë që ta japë kontributin e tij tek kampioni francez.

“Në fund, kam luajtur pak, nuk i kam arritur objektivat e mi. Duhet t’ia demonstroj skuadrës sime atë që jam në gjendje ta bëj, nuk ka gëzim më të madh se ky. Kam kaluar momente të mrekullueshme, ia kaloj mirë me Thilo Kehrer dhe me Keylor Navas, i cili është si një vëlla dhe si një anëtar i familjes për mua. E kishim një raport të shkëlqyeshëm në Madrid, adaptimi im me të ka qenë më i lehtë”, deklaroi Ramos për uebfaqen zyrtare të klubit parisien.

Ramos ishte në mesin e pesë përforcimeve të mëdha që i bëri PSG-ja vitin e kaluar.

Por, deri tash nuk e ka arysetuar këtë epitet. 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit