Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur se kandidat i kësaj partie për kryetar të Klinikës do të jetë Ramiz Rrusta.
Përmes një postimi në Facebook LVV shkruan se Ramiz Rrusta është kandidati i duhur për komunën e Klinës.
“Klina kërkon dhe meriton ndryshimin në nivel lokal. Atë edhe do ta bëjmë. Ramiz Rrusta do të jetë kandidati ynë për kryetar për komunën e Klinës. Sot, në prani të kryesisë së Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Klinë dhe strukturave drejtuese në Pika, me pjesëmarrje të Kryeministrit Kurti, Sekretarit Organizativ Rama, kryetares së qendrës, Teutë Mulaj dhe nga Koordinimi me Qendra, Filiz Mustafa konfirmuam mbështetjen për nominimin e Ramiz Rrustës si kandidat për kryetar të Komunës së Klinës”, thuhet në njoftim.
“Me përvojën e gjatë institucionale dhe me vullnetin e madh për punë, Ramiz Rrusta është kandidati i duhur për komunën e Klinës. Le të angazhohemi çdo ditë, gjithandej lagjeve e fshatrave të Klinës për fitoren e madhe. Urime të gjithë qytetarëve të Klinës dhe aktivistëve të Lëvizjes! Na priftë e mbara!”, shkruan LVV.