Home Zgjedhjet 2025 Ramiz Lladrovci: Votoni Elmi Reçicën, Xhavit Halitin, Nait Hasanin, Fadil Millakun, Idriz Vehapin, Ramë Vatajn…

Ramiz Lladrovci: Votoni Elmi Reçicën, Xhavit Halitin, Nait Hasanin, Fadil Millakun, Idriz Vehapin, Ramë Vatajn…

0
Ramiz Lladrovci: Votoni Elmi Reçicën, Xhavit Halitin, Nait Hasanin, Fadil Millakun, Idriz Vehapin, Ramë Vatajn…

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka bërë thirrje që të votohen për deputetë Elmi Reçicën, Xhavit Halitin, Nait Hasanin, Fadil Millakun, Idriz Vehapin, Ramë Vatajn …

“Sot, në listën e PDK-së, kam shumë miq, të cilët mbase trajtohen si të moçëm dhe të vjetruar në politikë. Normalisht, kur ke katër dekada veprimtari, edhe ka diçka aty, por, nuk duhet harruar se kemi heronj të gjallë, të cilët dhanë kontribut për shtetin edhe kur nuk kishim parti politike, as shtet dhe as propagandë publike me mjete komunikimi për të”, ka shkruar Lladrovci në llogarinë e tij në Facebook.

Postimi i plotë:

Më meritorët për shtet e shtetësi, mund të mbesin pa vlerësim, përkundër kontributit të tyre
Opinion
Miqtë e mi, Elmi Reçica, Xhavit Haliti, Nait Hasani, Fadil Millaku, Idriz Vehapi, Ramë Vata e ndonjë tjetër, pres të jenë në përbërjen e re të Kuvendi, megjithëse votimi për ta është njëra anë, e mirënjohja për jetën e tyre atdhetare, mbetet ana tjetër ende e paplotë, pikërisht për angazhimin e hershëm për kauzat më të shenjta, për çlirim, shtetformim e shtetndërtim.

Me shokë, në fillimet e angazhimit politik antijugosllav, krijon shoqëri që të mbesin përjetë. Pas disa dekadave për këta miq e shokë kur i kujton, i ke vlerësuar dhe vlerëson përjetë, të dhemb në shpirt, pse nuk marrin vlerësimin e duhur. Ky vlerësim, ndoshta nuk ju bëhet sa duhet, vetëm e vetëm pse s’janë vrarë në luftë apo në aksionet që kishin ndërmarrë kundër okupatorit.

Disa nga shokët e mi, sot nuk dua ta besoj, pas katër e më shumë dekadave veprimtari të shquar atdhetare, nuk po e marrin as vëmendjen e duhur e as meritën në partinë ku veprojnë, as për të kaluarën e as për të tashmen, personalitete të dëshmuara të veprimit e mendimit atdhetar.

Disa nga shokët e mi të asaj kohe, ranë dëshmorë, disa janë gjallë, e bashkë me ta e themeluam partinë e parë në Kosovën e lirë. Nuk ishte e lehtë, etiketat e kohës së okupatorit, vështirë hiqeshin. Ballafaqimi politik, na dha të drejtë, duke kryer detyra e obligime të cilat nuk kishte arritur asnjë gjeneratë para nesh, pavarësi, institucione dhe demokraci.

Sot, në listën e PDK-së, kam shumë miq, të cilët mbase trajtohen si të moçëm dhe të vjetruar në politikë. Normalisht, kur ke katër dekada veprimtari, edhe ka diçka aty, por, nuk duhet harruar se kemi heronj të gjallë, të cilët dhanë kontribut për shtetin edhe kur nuk kishim parti politike, as shtet dhe as propagandë publike me mjete komunikimi për të.

Miqtë e mi, Elmi Reçica, Xhavit Haliti, Nait Hasani, Fadil Millaku, Idriz Vehapi, Ramë Vata e ndonjë tjetër, pres të jenë në përbërjen e re të Kuvendi, megjithëse votimi për ta është njëra anë, e mirënjohja për jetën e tyre atdhetare, mbetet ana tjetër ende e paplotë, pikërisht për angazhimin e hershëm për kauzat më të shenjta, për çlirim, shtetformim e shtetndërtim.

 

Exit mobile version