Në Ditën e Veteranit, kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka uruar këtë ditë të cilën e ka vlerësuar se “fitorja e Komandantit, përball atij rrethimi, ishte fitore jona e dëshmi se ushtria serbe, tashmë ishte e thyer, për të arritur kulmin me çlirimin e Kosovës, bashkë me aleatët tanë”.
Postimi i z. Lladrovci në fb:
Dita e Veteranit të UÇK-së, është ditë përkujtimi e qëndresës së Jasharajve përball sulmit të okupatorit serb, në Prekaz.
Në këtë datë, para 33 vitesh, ushtria serbe u tërhoq me turp, para qëndresës së Komandantit tonë legjendar, Adem Jashari. Nga kjo ditë, okupatori kishte vëmendje dhe kujdes për ta rrethuar një shtëpi shqiptari në Kosovë dhe i duhej të merrte parasysh pasojat.
Jeta jonë, në atë ditë, ishte e lidhur me moralin e të gjithë bashkëluftëtarëve rreth epilogut të sulmit serb. Fitorja e Komandantit, përball atij rrethimi, ishte fitore jona e dëshmi se ushtria serbe, tashmë ishte e thyer, për të arritur kulmin me çlirimin e Kosovës, bashkë me aleatët tanë.
Veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gëzuar!
Lavdi e përjetshme për dëshmorët dhe martirët e lirisë!
Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!
https://www.facebook.com/share/1A3a53w1SE/?mibextid=WC7FNe