21.1 C
New York
Tuesday, September 16, 2025

Buy now

Ramiz Lladrovci takon banorët e Polluzhës: Dikush e ka logon e dikush e ka zemrën e PDK’së, vazhdojmë edhe katër

- Advertisement -

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, i cili është kandidat edhe për një mandat tjetër në krye të kësaj komune me ‘’Për Drenasin Kampion’’, ka vazhduar fushatën në Polluzhë.

Ai është pritur nga një numër i madh i banorëve atje.

‘‘Polluzhë, më 15 shtator 2025. Faleminderit 101 herë, vazhdojmë edhe katër!’’, ka shkruar ai.

Para qytetarëve atje, Lladrovci ka thënë se askush s’e ka bërë krenare PDK-në se sa Drenasi për 9 vite nën qeverisjen e tij.

‘’E keni të qartë tashmë pse ka ardhë deri të kjo që dikush e ka logon edhe dikush e ka zemrën e PDK-së. Qoftë se ka dikush në këtë vend që e ka bë më shumë krenar PDK se Drenasi për 9 vjet në krye me mu, le të del e të me tregon.  Për 26 vjet, e deri sot e kam me vazhdu, që nuk ka me pas njeri që ka punuar me përgjegjësi, transparencë  me llogaridhënie, me zbatim të ligjit edhe që ka sjellë grant përformancës’’, ka thënë ai.

Të ngjashme

Të fundit