24.2 C
New York
Sunday, July 27, 2025

Buy now

Ramiz Lladrovci: Qeverisja në Drenas është shembullore, vendosja e emrit tim në garë ishte e papritur

- Advertisement -

Kryetari aktual i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka reaguar pas vendosjes së emrit të tij në garë për rikandidim si kryetar komune nga radhët e PDK-së.

Lladrovci thotë se një vendim i tillë ka befasuar qytetarët, duke marrë parasysh qeverisjen shembullore dhe sukseset e degës së PDK-së në Drenas.

“Qeverisja në komunën e Drenasit ka qenë dhe mbetet ndër më të mirat në vend. Vendosja e emrit tim në garë, pa marrë parasysh rezultatet, nuk ishte e pritshme për qytetarët e bastionit të PDK-së”, ka deklaruar ai.

Lladrovci theksoi se dega e PDK-së në Drenas ka pasur organizim, rezultate dhe punë si asnjë degë tjetër në nivel vendi dhe se për çdo zhvillim janë informuar me raporte zyrtare të gjitha organet e partisë.

Ai u bëri thirrje anëtarëve të Kryesisë së PDK-së që të mos ndikohen nga “keqbërësit”, dhe të mos bëhen pjesë e padrejtësisë.

“Mospjesëmarrja në votim për kandidatin e degës sonë do të ishte sinjal që nuk pajtoheni me bedelët. Nuk kam kontaktuar asnjë anëtar të Kryesisë për votim, sepse besoj në drejtësinë e tyre”, theksoi Lladrovci.

Ai paralajmëroi se vendimi për kandidatin për kryetar duhet të shoqërohet me hapa të tjerë organizativë: emërimin e ushtruesit të detyrës, përbërjen e kryesisë dhe emërimin e shefit të shtabit për zgjedhjet e 12 Tetorit.

Postimi i plotë:

Qeverisja në komunën e Drenasit, ka qenë dhe është shembullore. Vendosja e emrit tim në garë, për tu zgjedhur nga anëtarët e Kryesisë së PDK-së, pa marrë parasysh sukseset e komunës dhe punës së shkëlqyer të degës, nuk ishte e pritshme për qytetarët e bastionit të PDK.

Dega e PDK-së në Drenas ka qenë në nivel dhe me përgjegjësi e them se ka organizimin, punën dhe rezultatet si asnjë degë tjetër e PDK-së në nivel vendi. Për të gjitha zhvillimet kanë qenë të informuar me raporte dhe procesverbale Kryetari dhe organet tjera të PDK.

Anëtarët e Kryesisë pres të mos jenë të ndikuar nga keqbërësit. Mospjesëmarrja në votim për kandidatin për degën e Drenasit do të ishte argument se janë kundër bedelëve. Asnjë anëtarë të Kryesisë nuk e kam kontaktuar rreth votimit, sepse, pres të mos jenë pjesë e padrejtësisë.

Mos e shkelni unitetin qytetarë, të simpatizantëve dhe të anëtarësisë së degës të PDK në Drenas, pra, anëtarë të Kryesisë, mos u bëni pjesë e padrejtësisë. Nëse vendosni për kandidatin, duhet t’i keni parasysh edhe vendimet që duhet të pasojnë, si riemërimi apo emërimi i Ushtruesit të detyrës së Kryetarit të Degës, emërimi i Kryesisë së Degës deri në zgjedhjet e brendshme, të emëroni shefin e shtabit zgjedhor për zgjedhjet e 12 Tetorit, etj.

Qytetarët e komunës së Drenasit nuk e meritojnë këtë trajtim, nuk meritojnë qeverisje të bedelëve të vitit 2021 dhe 2025, të cilët tash janë sërish bashkë. Unë nuk zmbrapsem, me qytetarët do t’ua tregoj vendin dhe askush nuk mund të më largojë nga PDK!

Të ngjashme

Të fundit