Iniciativa “Për Drenasin Kampion me Ramiz Lladrovcin” vjen me një listë të pasur kandidatësh, të cilët përfaqësojnë vlerat më të mira të qytetarëve të Drenasit. Në mesin e tyre janë profesionistë të dëshmuar, personalitete me kontribut të gjatë në arsim, shëndetësi, ekonomi, kulturë dhe zhvillim lokal. Të gjithë kandidatët ndajnë një qëllim të përbashkët – të vazhdojnë rrugëtimin për një Drenas të zhvilluar, të dinjitetshëm dhe të drejtë për çdo qytetar. Me përvojë, përkushtim dhe integritet, ata janë të gatshëm të jenë në shërbim të komunitetit dhe të avancojnë projektet që e bëjnë Drenasin kampion.
Prezantimin e shkurtër të tyre e ka bërë kryetari Ramiz Lladrovci:
Bashkë, vazhdojmë “Për Drenasin Kampion me Ramiz Lladrovcin”!
Iniciativa “Për Drenasin Kampion me Ramiz Lladrovcin”, në listën e kandidatëve për Kuvendin e Komunës, gjenden personalitete të shquara në nivel të komunës dhe më gjerë, të shquar dhe të afirmuar për ndershmëri, kualifikim dhe kontribut për komunitetin.
Kandidatet dhe kandidatët janë anëtarë të familjeve me kontribut atdhetar, bija e bijë dëshmorësh e martirësh, pjesëtarë të UÇK-së dhe familjarë të veteranëve të UÇK-së, të përkushtuar në punë, me vlera njerëzore e shoqërore, të gatshëm për të qenë aktiv në shërbim të interesit qytetar.
Në këtë prezantim të shkurtër të kandidatëve, kam nderin të kërkoj votën për të gjithë kandidatët “Për Drenasin Kampion me Ramiz Lladrovcin”. Të gjithë kanë qenë, janë dhe mbesin anëtarë të PDK-së, ndërsa renditja është rastësore dhe nuk e pasqyron renditjen finale.
Laureta Thaqi, nga Llapushniku, magjistër në Gazetari dhe Kontakte me Publikun, me përvojë në udhëheqjen e disa drejtorive komunale, në Zyrën për Komunikim me Publikun dhe Media. Rrugëtimi i saj politik është i ndërtuar mbi amanetin e babait dëshmor dhe gjyshit viktimë të luftës, të cilin e vazhdon me përkushtim, dinjitet dhe përgjegjësi në shërbim të qytetarit.
Naim Gjeli, është nga Likoshani, është drejtor i “Elevator Group”, merret me menaxhimin e biznesit privat, zhvillimi i projekteve dhe përfaqësim në marrëdhënie institucionale e komunitare. Pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), me angazhime në Kosovë dhe Maqedoni. Është pjesëmarrës dhe kontribues në organizimin dhe mbështetjen e strukturave të UÇK-së. Është i njohur për angazhim të vazhdueshëm në aktivitete shoqërore dhe komunitare për të mirën e qytetarëve. Ka qenë asamblistë me kontribut të mbarëvajtjes së vendimeve dhe në legjislacionin komunal. Shquhet për integritet dhe përgjegjësi në shërbim publik.
Qëndresa Kluna, është nga Pokleku, mësimdhënëse e diplomuar në Universitetin e Prishtinës – Fakulteti i Edukimit. Aktualisht është duke vazhduar studimet master në të njëjtin fakultet, me synim avancimin profesional dhe thellimin e njohurive në fushat përkatëse të edukimit bashkëkohor. Misioni i saj si mësimdhënëse është të ruaj me krenari amanetin e shenjtë nga babai dëshmor, një trashëgimi që e motivon çdo ditë të kontribuoj me ndershmëri, përkushtim dhe dashuri për dijen dhe atdheun.
Valdet Curri, është nga Zabeli i Ultë, ka përfunduar Shkencat e Kriminalistike, ndërsa nivelin Master në drejtimin Menaxhment dhe Financa. Para luftës është marrë sport dhe ka dhënë kontribut në pavarësinë e sportit kosovar. Pas luftës është themelues dhe drejtor në një organizate jo qeveritare e cila merret me edukimin dhe trajnimin e të rinjve të komunës së Drenasit. Nga viti 2010, punon në administratën shtetërore të Kosovës në nivel drejtues.
Gani Krasniqi, është nga fshati Negroc, nga ditët e para të organizimit për çlirimin e vendit, ka qenë i rreshtuar në UÇK, duke kontribuar me përkushtim për lirinë e vendit. Me mbi 35 vite përvojë si edukator për gjenerata të tëra nxënësish, duke kaluar nëpër fazat më të rëndësishme të zhvillimit tonë. Përveç arsimit, gjithmonë kam qenë mbështetës i aktiviteteve humane, kulturore, sportive dhe politike, duke qenë pranë komunitetit në çdo nevojë. Është afarist i suksesshëm, ku me punë ka ndërtuar biznesin me mbi 30 punëtorë, prodhon mbi 50 artikuj të plastikës, duke depërtuar në tregun evropian. Është asamblist i përkushtuar i Kuvendit Komunal të Drenasit.
Kaltrina Qerkinaj, është nga Korrotica e Ulët. Ka përfunduar Fakultetin e Gjuhës Angleze – përkthyes/e dhe ka dhjetë vjet përvojë si mësuese private për fëmijë jo shqiptarë, kryesisht të diplomatëve të Ambasadës Amerikane. Si një nënë e re, dëshira e saj më e madhe është që komuna ku është rritur dhe ku është shkolluar të bëhet vend më i zhvilluar, me mundësi të barabarta për fëmijët dhe familjet e të gjithë komunitetit. Si bijë e dëshmorit Fazli Qerkini, e nderon mundësia për ti shërbyer vendit dhe për të përfaqësuar familjen e saj me dinjitet dhe respekt.
Agron Bylykbashi, është nga Tersteniku, banues në Drenas. Studimet e larta i ka përfunduar në Fakultetin e Shkencave Mjekësore, Bachelor Laborant Mjekësor-Tiranë. Në vitin 2014 përfundoi Masterin Profesional në Shëndet Publik dhe Menaxhim Spitalor -Tiranë. Përvojën profesionale e ka filluar pas luftës, ku gjatë viteve 1999 – 2007 punoi në Shtëpinë e Shëndetit “Hafir Shala” në Drenas. Në vitin 2004 themeloi Laboratorin “AB Med”, ku vazhdon ende punën dhe udhëheqjen, duke ndërtuar përvojë të gjerë në fushën e laboratorisë mjekësore dhe menaxhimit shëndetësor. Është veteran i Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
Selman Qallapeku, është nga Tersteniku, ka vazhduar studimet në Fakultetin Juridik – programi Bachelor, në Universitetin e Prishtinës. Krahas studimeve dhe angazhimeve profesionale, është pronar i një firme të ndërtimtarisë. Është asamblist në Komunën e Drenasit dhe është duke u angazhuar për përmirësimin e kushteve të jetesës së qytetarëve. Ai është i përkushtuar për t’i dhënë zë nevojave dhe kërkesave të qytetarëve. Punon për një të ardhme më të mirë për Drenasin dhe banorët e saj.
Erblinë Morina, nga Gllobari, e diplomuar si Doktoreshë e Mjekësisë në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Prishtinës. Aktualisht në proces të kryerjes së praktikës profesionale për Doktorët e Mjekësisë. Është vajzë e veteranit të luftës së UÇK-së dhe doktorit të vlerësuar për të gjithë ata që e kanë njohur për kontributin e tij në shëndetësi.
Burim Bujupi, është nga Arllati, i diplomuar në Fakultetin Ekonomik, drejtimi Menaxhment dhe Informatikë. Përvoja e tij profesionale ka filluar më 2005 ku ka punuar si ligjërues në Autoshkollën “Shala Impex”. Më pas, ka qenë drejtor menaxherial në “Shtëpinë e Ankandeve Kosova”, duke udhëhequr projektin më të madh kombëtar në fushën e pikturës, skulpturës, grafikës dhe dizajnit. Ka qenë asamblist – anëtar i Komitetit për Politikë dhe Financa. Është kontribuues aktiv në sport dhe kulturë, duke dhënë gjithmonë maksimumin për komunitetin. Aktualisht ushtron detyrën e Kryetarit të KF Drenasi. I përkushtuar për mbrojtjen e interesit qytetar, për Drenasin Kampion.
Ardian Nika, është nga Gllanasella, studimet universitare i përfundoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë – Stomatologji, është kirurg oral. Specializimin e vazhdoi në Klinikën e Kirurgjisë Orale pranë Qendrës Klinike Stomatologjike Universitare të Kosovës, ndërsa aktualisht është në fazën përfundimtare të studimeve të doktoratës në Universitetin e Zagrebit. Është intelektual me bagazh të madh, beson në fuqinë e dijes, përkushtimit dhe transparencës. Karrierën e ka ndërtuar mbi punë të palodhur dhe integritet. Këtë përvojë ai e vë në shërbim të qytetarëve të komunës sonë, komunës kampion.
Mirlinda Dvorani, është nga Tersteniku, ka përfunduar studimet pasuniversitare dhe ka titullin Magjistër i Shkencave. Prej disa viteve ushtron veprimtarinë e saj profesionale në Agjencinë Kosovare të Privatizimit, ku ka fituar përvojë të vlefshme në administratë dhe procese institucionale. Përveç angazhimit profesional, është aktive edhe në jetën publike e politike. Aktualisht ushtron detyrën e asamblistes Komunale, ku me përkushtim përfaqëson interesat e qytetarëve. Ka vizion të qartë dhe vullnet të palëkundur për të vazhduar punën e nisur, duke u rikandiduar “Për Drenasin Kampion me Ramiz Lladrovcin”.
Arjanit Hoti, është i lindur e rritur në Drenas, me dashurinë për këtë vend në çdo hap të jetës së tij. Është i diplomuar në Fakultetin e Arteve në Universitetin e Prishtinës. Më shumë se një dekadë, Arjaniti është aktiv në botën e artit e kulturës. Si aktor, regjisor dhe skenarist është edhe autor i mbi 300 episodeve në seriale televizive. Ka kontribuar në pasurimin e skenës artistike vendore. Është themelues i “Troi Production”, ka promovuar talentet e rinj, për t’i dhënë Drenasit zë e hapësirë në hartën kulturore të vendit. Tani, synimi i tij është të sjell përvojë dhe energji në shërbim të qytetarëve, duke punuar me përkushtim, transparencë dhe dinjitet për një Drenas që vendos vetë për të ardhmen e tij.
Alban Leku, është nga Çikatova e Re, studimet i ka përfunduar në drejtimin Kriminalistikë, ka ndërtuar një karrierë të suksesshme në menaxhimin e korporatave të mëdha, me mbi 1300 punëtorë nën drejtimin e tij, duke ngritur mbi 50 prej tyre në pozita menaxhuese – duke dëshmuar se suksesi nuk është vetëm të udhëheqësh, por edhe të formosh liderë të rinj. Tash është i angazhuar si biznesmen me kompanitë e tij, ku punëson mbi 27 punëtorë, prej të cilëve 99% janë gra, duke u dhënë mundësi reale për t’u bërë pjesë aktive e jetës ekonomike. Ai vije nga familja e njohur për humanizëm dhe shërbim ndaj njerëzve, në veçanti ofroi përkrahje gjatë luftës çlirimtare.
Anjeza Kurtaj, është nga Drenasi, vazhdon studimet në “Kolegjin Heimerer” në Shkencat Shëndetësore Terapeutike-Logopedi, profesion që tashmë e ushtron. Krahas logopedisë, punon edhe si menaxhere e Kopshtit për fëmijë “Yjet”, në Drenas. Me përvojë në zhvillimin e programeve edukative dhe në mbështetjen profesionale të fëmijëve në zhvillimin e të folurit dhe gjuhës, Anjeza është e përkushtuar për të sjellë ndryshime pozitive dhe përfaqëson gjeneratën e re me vizion të qartë. E gatshme të kontribuojë në përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve duke u nisur nga fëmijët e deri te të moshuarit.
Alban Zogaj, është nga Komoran, ka përfunduar studimet Bachelor në Fakultetin e Arteve, drejtimi Aktrim – Arti Dramatik (4 vjet), në Universitetin e Prishtinës, ka kryer studimet Master në Fakultetin e Arteve të Bukura, programi Aktrim, me modul Aktrim në Film/TV (UP). Është profesor në Universitetin për Biznes dhe Teknologji, ku është bartës i programit “Aktrim”. Është i angazhuar në shumë produksione teatrale dhe filmike, brenda dhe jashtë vendit, duke dhënë kontribut të çmuar në fushën e artit dhe kulturës.
Edon Nishori, është nga Komorani, prindërit e tij janë kontribuues dhe veprimtar të çështjes kombëtare. Studimet universitare i përfundoi në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës, në drejtimin Histori, ndërsa nivelin master në Histori të Kohës së Re, po aty. Për më shumë se 10 vite, ka qenë aktiv në udhëheqjen e studentëve, nga një anëtar i thjeshtë i Këshillit Studentor, deri në pozitën më të lartë si kryetar i Parlamentit Studentor dhe përfaqësues i studentëve në Këshillin Drejtues të Universitetit të Prishtinës.
Donika Prenku, është nga Dobrosheci, magjistër në Ekonomi, Fakulteti i Ekonomisë – Universiteti i Prishtinës, me mbi 8 vite përvojë pune me qytetarët dhe shërbimin ndaj klientit, ka zhvilluar aftësi të shkëlqyera në menaxhim të situatave dhe ndërtim të marrëdhënieve afatgjata me klientët. Vlerësohet për përkushtim, përgjegjësi dhe profesionalizëm, si dhe për aftësinë për të punuar në ekip dhe në mjedise dinamike. Do të jetë zëri i përditshmërisë, i prindërve që duan arsim më të mirë për fëmijët, i të rinjve që kërkojnë mundësi për të ardhmen dhe i çdo qytetari që ka nevojë për shërbime më të shpejta e më cilësore.
Minavere Murseli, është nga Nekoci, është motra e Dëshmorit – një emër që për të dhe familjen e saj është kujtim i përhershëm i sakrificës për atdheun, përgjegjësi e pashlyeshme për të vazhduar rrugën me nder dhe përkushtim. Është juriste, magjistre e shkencave juridiko – penale, zë profesional dhe etik në çdo vendimmarrje që prek qytetarin. Është autore e librit “Engjulli Mbrojtës” poezi që lindi nga përvoja, dhimbja, dashuria dhe shpresa. Kandidimi i saj nuk është për pushtet, por, për përfaqësim të ndershëm dhe të drejtë. E përkushtuar për të luftuar padrejtësitë dhe për të ndihmuar në drejtimin e Drenasit më të zhvilluar. Dëgjon me vëmendje çdo histori njerëzore që shpesh mbetët në heshtje.
Ekrem Elshani, është nga Baica, ka mbaruar Shkencat Politike në Universitetin e Prishtinës. Ka qenë i angazhuar në të gjitha strukturat e PDK-së, duke filluar nga Rinia Demokratike, deri tek strukturat më të larta të PDK-së në degën e Drenasit. Është i lidhur ngushtë me sportin, ku për disa vite ka kontribuar në KF “Feronikeli”, duke qenë pjesë e sukseseve historike të klubit. Ka krijuar dhe udhëheq disa kompani, me qindra punëtorë nga Komuna e Drenasit, duke dhënë një kontribut të drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien e qytetarëve tanë. Synimi i tij është të mbështes rininë, sportin, arsimin dhe zhvillimin ekonomik.
Vjosa Hoxha, është nga fshati Domanek, është në përfundim të studimeve në Ekonomi – Administrim Biznesi, me mbi pesëmbëdhjetë vite përvojë pune në sektorë të ndryshëm profesional. Përveç formimit akademik dhe përvojës, ka përfunduar trajnime në fushën e dizajnit grafik, me certifikatë ndërkombëtare, duke zhvilluar aftësi krijuese dhe menaxheriale. Qëllimi i saj është fuqizimi i zërit të gruas, të krijohen mundësi të reja për vajzat dhe gratë tona – mundësi për punësim, arsimim, përfshirje aktive dhe barazi reale në çdo fushë.
Orgesa Gashi, jeton në Drenas, me profesion është dizajnere e modës, vijon studimet në vitin e dytë, Bachelor. Është vajzë e re dhe e përkushtuar për të dhënë kontributin e saj për zhvillimin e komunës dhe përfaqësimin qytetar me zell, nder dhe dinjitet. Vizioni i saj është të fuqizoj të rinjtë, të mbështes artin, kulturën dhe zhvillimin ekonomi, duke qenë zë i qartë dhe i guximshëm për nevojat e qytetarëve.
Burbuqe Hoxha, është nga Polluzha, është e diplomuar në Fakultetin e Administratës Publike, aktualisht punon në Zyrën e Gjendjes Civile në Drenas. Përvoja e saj në administratë dhe puna e përditshme me qytetarët e kanë bërë t’i kuptoj më mirë nevojat, sfidat dhe kërkesat që ka komuniteti ynë. Ajo beson fuqishëm se transparenca, llogaridhënia dhe përkushtimi janë çelësi për një qeverisje lokale më të drejtë dhe më afër qytetarit.
Fitore Morina Hoxha, nga Çikatova e Vjetër, e martuar në Korroticë të Epërme. Është e diplomuar në Letërsinë Shqipe, ish-asambleiste në Kuvendin Komunal dhe aktualisht bibliotekiste në Shkollën e Mesme “Fehmi Lladrovci”. Është e përkushtuar për zbatimin e barazisë gjinore, aftësimin dhe arsimimin e vajzave duke marrë pjesë në jetën politike dhe publike.
Arben Zeka, do të jetë zëri i fuqishëm i Nekocit dhe fshatrave përreth. I angazhuar vazhdimisht në të mirë të komunitetit prej nga vjen, Arbeni ka treguar gjithmonë përkushtim dhe vullnet për të ndihmuar e zhvilluar vendlindjen. Me arsimim në Fakultetin e Edukatës Fizike, ai sjell energji, disiplinë dhe vizion të qartë për zhvillimin e Drenasit.
Altina Berisha, është nga Drenasi. Shkollimin e mesëm e ka përfunduar në Gjimnazin ‘Gjergj Kastrioti Skënderbeu’ në drejtimin e shkencave natyrore, aktualisht është studente në Universitetin e Prishtinës, ku po ndjek studimet në drejtimin Shkenca Politike. Kandidatura e saj për Asamble vije nga dëshira për të dhënë kontributin e saj për komunitetin, për të sjellë ide të reja dhe për të përfaqësuar zërin e të rinjve.
Arbnon Istogu, është nga fshati Polluzhë. Studimet universitare i ka ndjekur në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë, në Departamentin e Gjeo-shkencave, drejtimi Metalurgji. Aktualisht është i punësuar në Feronikel, paralelisht me vazhdimin e studimeve në nivel Master. Prej tri vitesh është i angazhuar në jetën politike lokale, duke ushtruar detyrën e Administratorit të Fshatit Polluzhë.
Djellza Rama, nga Sankoci, Juriste e diplomuar në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, me rezultate shembullore, bursiste gjatë kohës së studimeve, vijon studimet Master, Moduli Financiar. Ka vazhduar praktikën në avokati, punon bashkëpunëtore profesionale me një ekip profesionale në Avokati.
Qëndresa Xhema, është profesioniste e përkushtuar në fushën e financave, e diplomuar në Fakultetin Ekonomik, Universiteti i Prishtinës, në përfundim të dy mastereve: Administratë Publike dhe Kontabilitet. Ajo punon me biznese, njeh sfidat e tyre, ofron asistencë profesionale në menaxhimin financiar. Ekspertiza e saj përfshin planifikimin e projekteve, njohuri për taksën komunale dhe menaxhimin e financave publike. Ajo është kuadër me përgjegjësi, integritet me përkushtim ndaj komunitetit. Synimi i saj është forcimi i bizneseve lokale dhe nxitja e bashkëpunimit të ndërsjellë mes institucioneve dhe qytetarëve.
Labinot Halilaj, është nga Tërdeci, Master në Fakultetin Ekonomik, Universiteti i Prishtinës, me përvojë të gjatë në nivelin qendror në fushën e Buxhetit, Administratës dhe Prokurimit në AKPM, anëtar Bordi në “Trainkos”, kryesues i Kuvendit komunal dhe afarist. Aktiv që nga themelimi i Rinisë së PDK-së, pjesë e të gjitha organeve drejtuese të degës në Drenas.
Prezantimi i plotë i kandidatëve do të bëhet në kohën e zyrtarizimit të fushatës.
Bashkë, vazhdojmë, +4!