-4.3 C
New York
Wednesday, January 8, 2025

Buy now

Ramiz Lladrovci: Komuna e Drenasit gjatë vitit 2024 ka shkëlqyer në të gjitha fushat, puna jonë vazhdon!

- Advertisement -

Qytetarë të komunës së Drenasit, gëzuar Viti i Ri 2025!

Komuna e Drenasit, për të gjashtën herë është kampion i qeverisjes së mirë, këtë e konfirmoi Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal. Me këtë kemi fituar Grantin e Performancës ku Drenasit do t’i sjellin për investime kapitale mbi 1.2 milion euro.

Ky vit, është më i suksesshmi, sepse edhe institucionet tjera kanë vlerësuar komunën e Drenasit, në vendin e parë, kampione. Transparometri i matjes së performancës së komunave, Drenasi ka dalë e para, ku nga 48 indikatorë, Drenasi ka pasur pikët maksimale, pra 94 pikë.

Në Indeksin e Transparencës Buxhetore, nga Instituti GAP, kemi dalë sërish të paret ne këtë matje, që ka disa indikatorë që maten përmes platformës së ueb faqes zyrtare dhe publikimi i dokumenteve.

Komuna e Drenasit është shpallur fituese edhe ne matjen që u bënin Komunave për mjedisin, dy vite radhazi sa ka qenë kjo matje nga Ministria e Mjedisit ne bashkëfinancim me GIZ-in, Drenasi ka fituar në vendin e parë, ku një herë kemi pranuar një automjet për bartjen e mbeturinave dhe një herë tjetër mjete financiare mbi 250 mijë euro.

Projekti për Decentralizim dhe Përkrahje të Komunave DEMOS, bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian, Zvicra dhe Suedia dhe zbatuar nga Helvetas Kosova si dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, kemi marrë mirënjohje për bashkëpunim në implementimin e Auditimit Social si mjet për sigurimin e përfshirjes së qytetarëve në vendimmarrje, si dhe përkushtimin e treguar drejt rritjes së transparencës dhe llogaridhënies komunale në zbatimin e investimeve publike.

Nga tejkalimi i planifikimit të vitit 2023 në vitin 2024, janë alokuar 602,362.82 euro. Tejkalimi i planifikimit të të hyrave vetanake në vitin 2024 janë 781,880.00 euro, ndërsa tejkalimi i të hyrave vetanake për vitin 2024 janë gjithsej 1,384,242.82 euro apo 188.70%.

Disa nga sukseset e Drejtorisë së Arsimit janë: Hartimi i Strategjisë se Zhvillimit të Arsimit Parauniversitar për përudhen 2024/25 -2028/29, organizimin e “Shkollës verore”, e para e kësaj natyre në nivel vendi, angazhimin e ekspertes nga programi Fulbright (përkrahur nga Ambasada Amerikane) Jessica Ache, në implementimin e Strategjisë së Arsimit, certifikimi i 114 mësimdhënësve në kuadër të projektit “Vlerësim nga Kolegët”, ku Komuna e Drenasit është e para e cila prinë në realizimin e këtij projekti në nivel vendi i përkrahur nga Bashkimi Evropian si dhe pajisja e shkollave me tabela digjitale, etj.

Drejtoria e Urbanizmit dhe mbrojtjes së mjedisit ka mbi 1.600 lëndë të trajtuara sipas ligjit për Legalizimin e ndërtimeve pa leje si dhe vendosja e emërtimeve të rrugëve dhe numrave para hyrjeve të objekteve, gjelbërimi i hapësirave në qytetin e Drenasit dhe lokalitetet e Komunës si dhe trajtimi rekord i kërkesave për leje ndërtimore të kategorisë I dhe II sipas ligjeve në fuqi.

Kemi bërë faljen e tatimit në pronë deri në 100 euro për të gjithë qytetarët e Drenasit për vitin 2024. Drejtoria e Buxhetit dhe Financave ka bërë 3.600 verifikime si dhe ka regjistruar 1.007 raste të reja, në total janë 4.607 raste.

Në lëmin e Ekonomisë, është bërë falja e borxheve të taksës për biznes (2000-2019), është hartuar Strategjia e Zhvillimit Ekonomik 2025-2029, është hartuar profilit ekonomik për Komunën e Drenasit si dhe janë dhënë subvencione për start-up.

Administrata me efikasitet, pa pritje dhe radhë para sporteleve ka ofruar mbi 50.000 shërbime, punë kjo që i kontribuon vlerësimit për përformancë të shkëlqyer.

Në Infrastrukturë, është bërë Rehabilitimi i rrjetit të kanalizimeve, një projekt madhor që përfshin 18,000 metra dhe ka përmirësuar ndjeshëm kushtet e jetesës në shumë vendbanime, ndriçimi publik është zgjeruar me 58,197 metra të reja, duke sjellë më shumë siguri dhe cilësi jete.

Janë realizuar mbi 1,000 kyçje të reja në ujësjellës në Zabel të Ulët, Korroticë të Ulët, Shtuticë, Polluzhë dhe Komoran. Ndërtimi i parkut dhe shtigjeve për këmbësorë në Parkun e pishave në Kamenicë, hapësirë rekreative e re për qytetarët, zgjerimi dhe ndërtimi i Sheshit “Fehmi e Xhevë Lladrovci”, riparimi i rrugëve përmes rehabilitimit të gropave dhe mirëmbajtjes dimërore në gjatësi prej 512.5 km, zgjerimi dhe mirëmbajtja e ndriçimit publik, duke përfshirë 217 km të reja.

Në bujqësi kemi hapur pikën përpunuese të qumështit, kemi pajisur fermerët me mekanizëm bujqësor si dhe ndërtimi i serrave tunel.

Është zhvilluar Aksioni “Bashkë për pastërtinë e Drenasit – Zemrën e Kosovës”, pastrimin e parkut të Gllobarit, liqenit të Vasilevës dhe deponive ilegale, zgjerimi i shërbimit në ekonomi familjare dhe biznese të reja, blerja e 7 kontejnerëve metalikë dhe 155 kontejnerëve plastik, rregullimi i rrethojave të varrezave, rehabilitimi i gropave në rrugët e asfaltuara, mirëmbajtja e rrugëve dimërore (512.5 km), Shenjëzimi horizontal (6.591 m) dhe vertikal (714 shenja), intervenime ne hapjen e kanalizime (191 puseta), riparimi i 580 m² trotuareve dhe parkingjeve, etj. po ashtu, është bërë mirëmbajtja e kamerave: Zgjerim dhe riparime për monitorim efikas, mirëmbajtja e rrugëve të rendit të katërt me zhavorr, Intervenime në rrugët rurale (880 m3), mirëmbajtja e hapësirave gjelbëruese: Pastrim, krasitje dhe plehërim.

Janë kryer shërbimet e varrimit, mbi 350 raste, është bërë planifikimi për vendosjen e paneleve solare në 18 objekte publike, eliminimi i deponive ilegale (9 lokacione), është bërë trajtimi i mbi 450 qenve endacak, është bërë pranimi dhe trajtimi i 589 kërkesave për kanalizime, ndriçim publik, deponi ilegale, etj. Ndërsa zjarrfikësit deri në dhjetor kanë kryer 490 intervenime.

Sukseset tjera në Drejtorinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale gjatë vitit 2024, janë: Hapja e barnatores në Komoran, hapja e shërbimit stomatologjik në Tërstenik dhe Komoran, zgjerimi i kujdesit oral dhe dentar, fuqizimi i ekipeve emergjente në Komoran me autoambulancë, hapja e shërbimit të Kujdesit ndaj Nënave dhe Fëmijëve në QMF Komoran, etj.

Është bërë vendosja e gur themelit të Shtëpisë së Shëndetit, dëshmi e përkushtimit ndaj shëndetit publik. Numri i vizitave në përkujdesjen parësore shëndetësore, ishte 183.817, ndërsa numri i shërbimeve të ofruara nga stafi shëndetësor është 405.375 shërbime.

Inspektorati ka mbikëqyr dhe mbrojtur pronën publike si dhe kthimi i saj në gjendjen e mëparshme, luftimin e informalitetit dhe inspektimin e subjekteve tregtare, dyfishimi i mbikëqyrjeve inspektuese tek ndërtimet me leje e pa leje dhe mbrojtja e mjedisit, me numër rekord të inspektimeve gjatë vitit 2024 (mbi 1.200 inspektime).

Në Drejtorinë për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë, janë kryer të gjitha shërbimet brenda afateve ligjore. Një pjesë e shërbimeve kryhen brenda ditës sapo palët të bëjnë kërkesa, si dhënia e Fletave Posedues, Kopjen e Planit, etj. Gjatë vitit që po lëmë pas, në këtë drejtori janë ofruar mbi 5.000 shërbime për qytetarët.

Gjatë vitit 2024, do vlerësuar edhe Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe sportit, e cila ka dëshmuar performancë të shkëlqyer, në fushat e përgjegjësisë së kësaj drejtorie.

Për sukseset në Komunën e Drenasit, për vitin 2024, kam falënderuar Policinë e Kosovës-Stacionin në Drenas, Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, Zjarrfikësit, shkollat e mesme dhe fillore dhe 30 individë për punën e shkëlqyer dhe kontributin për titullin e gjashtë të kampionit nacional në garën e performancës komunale.

Komuna e Drenasit, mbetet e përkushtuar të jetë bashkëpunuese me qytetarët lidhur me angazhimin e tyre për vlerësimin e projekteve që realizohen për mirëqenien e përbashkët.

Në këtë fundvit, uroj për Vitin e Ri familjet e dëshmorëve dhe martirëve, veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në ndërrimin e mot-moteve nuk ndodhen pranë nesh, heronjtë e luftës dhe paqes, Hashimi, Kadriu, Jakupi, Rexha dhe të tjerët që ndodhen në betejën e fundit për pastërtinë e luftës së UÇK-së dhe të drejtën tonë për liri dhe shtet.

Në emrin tim dhe stafit të Komunës së Drenasit, të gjithë qytetarëve ua uroj Vitin e Ri 2025! Viti që po vije, qoftë vit i shëndetit, mirëqenies dhe sukseseve!

Ramiz Lladrovci

https://www.facebook.com/share/p/182NjaYd5a/?mibextid=wwXIfr

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit