16.4 C
New York
Friday, October 10, 2025

Buy now

Ramiz Lladrovci i sigurt për fitore: Drenasi 01 me 101 të mira – vazhdojmë edhe katër vite të tjera!

- Advertisement -

Kandidati për kryetar të Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka reaguar ashpër ndaj, siç thotë ai, disa personave që po tentojnë të ndikojnë te qytetarët me oferta financiare për ndryshim të qëndrimeve politike.

“Qytetarë kampionë, jam krenar me juve! Drenica është një, Drenasi 01 me 101 të mira!”, ka shkruar Lladrovci në një postim në rrjete sociale.

Ai ka shtuar se disa “akademikë” po ofrojnë 5 mijë euro për të ndryshuar subjektin politik, gjë që e ka cilësuar si kulm të pafytyrësisë.

Mesazhi i Fatkeqit për një qytetar se ia ofroni 5.000 euro për të ndryshuar qëndrim politik, ose të hënën e pret dajaku, është kulmi i pafytyrësisë. O keqbërës, nuk mund ta devijoni vullnetin e lirë qytetar. Larg duart nga qytetarët kampionë, ata kanë adresë, me 101 arsye! Vazhdojmë edhe katër!”, shkroi Lladrovci.

Të ngjashme

Të fundit