15.6 C
New York
Sunday, September 21, 2025

Buy now

Ramiz Lladrovci, fituesi i padiskutueshëm i debatit në Drenas

- Advertisement -

Shkruan: Astrit Gashi

Debati i kandidatëve për kryetar të Drenasit ishte një provë e vështirë për secilin prej tyre edhe pse formati dhe dinamika e organizuar nuk ishte në favor të Ramiz Lladrovcit. Por ai në debat hyri si favorit, por prej tij doli edhe më i fuqizuar.

E vetmja befasi e mbrëmjes ishte Egzona Terdefci nga Vetëvendosje, e cila arriti të shfaqet si zë i ri, megjithëse pa përvojë të mjaftueshme për të rivalizuar seriozisht me një profil si Lladrovci. Kandidatët e tjerë, të cilët i njoh personalisht dhe i konsideroj miq, ranë në kurthin më të madh strategjik duke sulmuar Ramiz Lladrovcin me akuza për keqqeverisje. Ky sulm rezultoi i pavend dhe i pasuksesshëm, ngase në të gjitha matjet dhe raportet e deritanishme, Drenasi është përmendur si një ndër komunat më të suksesshme në Kosovë. Sulmi mbi suksesin e dukshëm është jo vetëm i pabindshëm, por edhe i rrezikshëm politikisht duke i nxjerr keq secilin prej tyre.

Një tjetër vijë e gabuar ishte gara për të treguar legjitimitet brenda PDK-së. Debati se kush është më “përfaqësuesi i vërtetë” i qytetarëve të Drenasit brenda kësaj partie është i kotë. Asnjë kryesi lokale e PDK-së në Drenas, që nga viti 2005, nuk është zgjedhur nga qytetarët e komunës, por gjithmonë nga kryesia qendrore në Prishtinë. Kjo e bën garën për “legjitimitet” një debat artificial, që nuk prodhon asnjë efekt real për votuesin.

Në anën tjetër, debati nxori në pah edhe një fakt që është heshtur me qëllim se moskandidimi i i Ramiz Lladrovcit për kryetar nuk lidhet me dobësitë e tij, por me guximin për t’i marrë disa prona funksionarëve të PDK-së dhe për t’ia kthyer komunës. Ky fakt e vendos atë në pozitën e një lideri që nuk e kursen askënd kur bëhet fjalë për interesin publik as brenda partisë së vet. Kjo i shtonë votë qytetetare.

Prandaj, bilanci i debatit është i qartë së Ramiz Lladrovci doli fitues jo vetëm sepse përballoi sulmet, por sepse i ktheu ato në argument në favor të tij. Ai u tregua i qetë, i sigurt, dhe me një bilanc të qeverisjes që flet vetë. Të tjerët u përpoqën ta sfidojnë me fjalë, por ai u përgjigj me fakte.

Në këtë debat, votuesi i Drenasit mori një mesazh të qartë se gara nuk është për të parë kush është më i zëshëm, por kush ka dëshmi të prekshme të punës. Dhe në këtë pikë, Ramiz Lladrovci është fituesi i padiskutueshëm i debatit.

Të ngjashme

Të fundit