Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka shprehur mbështetjen e tij të fuqishme për kandidatin për deputet nga PDK, Prof. Dr. Ferat Shala, duke theksuar se ai është një zë i çmuar në Parlamentin e Kosovës dhe një figurë me kontribut të jashtëzakonshëm për vendin.
Sipas Lladrovcit, biografia e Ferat Shalës pasqyron përkushtimin atdhetar dhe profesional që nga rinia e hershme, përfshirë burgosjen në Jugosllavi, angazhimin në UÇK dhe më pas në procesin e shtetndërtimit.
“Prania e tij në Parlament ka dëshmuar se njohja e fakteve, rrjedhave dhe implikimeve të ligjeve kërkon dije, përvojë dhe vullnet. Vazhdimi i mandatit të Feratit është i natyrshëm dhe i nevojshëm,” ka deklaruar ai, duke shtuar se vota për Shalën është votë për forcimin e institucioneve dhe zhvillimin e Kosovës.
Lladrovci ka theksuar gjithashtu rëndësinë e mobilizimit për zgjedhjet e 9 shkurtit, duke mbështetur kandidaturën e Bedri Hamzës për kryeministër dhe duke ftuar qytetarët që të votojnë për PDK-në dhe numrin 16, Ferat Shala.
Postimi i plotë:
Parlamenti i Kosovës do të jetë më me vlerë dhe më i çmuar me prof. dr. Ferat Shalën
Prof. Dr. Ferat Shala i bën nder Drenasit dhe krejt Kosovës me përkushtimin e tij profesional e atdhetar, zë konsistent e parimor në Parlamentin e Republikës së Kosovës, andaj, pres që vota e qytetarëve në mesin e kandidatëve fitues të jetë e përqendruar edhe në numrin 16.
Biografia e Feratit, është biografi e një atdhetari nga rinia e hershme në aktivitete të pandalshme, vuajtja në burgjet jugosllave, angazhimi në UÇK në vijat e para të luftimeve, angazhimi i vazhdueshëm në jetën akademike, në shtetformim e shtetndërtim, pra, është biografi e një personaliteti të kompletuar e të paepur në skenën politike të vendit.
Prania e tij e deritashme në Parlament, ka dëshmuar se njohja e fakteve, rrjedhave dhe implikimeve të ligjeve të miratuara, janë çështje shumë serioze dhe kërkon dije, përvojë edhe vullnet, për të bërë më të mirën për Kosovën dhe qytetarët, andaj, vazhdimi i mandatit të Feratit edhe për një mandat, është më se e natyrshme, e nevojshme dhe lehtë e arritshme.
Ferat Shala e meriton votën e qytetarëve të Komunës së Drenasit dhe krejt Kosovës, për kontributin e deritashëm, për të gjitha përgjegjësitë dhe detyrat e kryera me kompetencë, me efikasitet dhe përgjegjshmëri të lartë atdhetare.
Parlamenti i Kosovës, është më me vlerë dhe më i çmuar me diskutimet e Feratit, me çështjet e ngritura dhe zgjidhjet e ofruara, me debatet e iniciuara dhe çështjet të cilave ai ju del në mbrojtje. Kështu ishte nga mandati i tij i parë, pres që ky mandat të vazhdojë edhe në përbërjen e re parlamentare e cila do të dëshmojë edhe forcën e bastionit kundrejt kandidatëve të saj.
Kosova mundet ma mirë!
Bedri Hamza kryeministër!
#PDK131
#BedriHamza1
#MemliKrasniqi2
#FeratShala16