Pasi doli në konferencë për media, një ditë më pas Ramiz Lladrovci ka dalë edhe me një video për të mohuar audio-incizimin e publikuar nga Vox Kosova ku ai dëgjohet duke diskutuar për pronën publike të komunës me afaristin Labinot Halilaj.
Lladrvoci ka prezantuar kronologjinë e një lënde të Selman Sinanit, që është prindi i Agron Sinanit i cili e ka bërë audi-incizimin. Lladrovci insition se audio-incizimi nuk është komplet dhe ai është sic thotë ai i cunguar.
Në përfundim të videos ai tha se “nuk ka bir nane që mundet me më shantazhu. Ne do t’i japim përgjigje jo vetëm këtij uzurpatori…”
Postimi i Lladrovcit:
Të dashur qytetarë,
Shkurt po e prezantoj kronologjinë e ecurisë ligjore të lëndës së qytetarit Selman Sinani, prind i Arigon Sinanit i cili ka bërë audio incizim i cili është shfaqur i cunguar.
I qëndroj fort mbrojtjes së interesit publik dhe askush nuk mund të më shantazhojë as nuk mund të më korruptojë.
Me nderime,
Ramiz Lladrovci
https://www.facebook.com/share/v/1ECB3CFGB4/