6.4 C
New York
Tuesday, February 25, 2025

Buy now

Ramë Vataj: Lufta e pastër e UÇK ka nevojë të mbrohet edhe nga dëshmitë e fabrikuara të armiqve të Kosovës

- Advertisement -

Ish-deputetët e PDK-së, Ramë Vataj e Idriz Vehapi kanë vizituar ish-krerët e UÇK-së në Hagē, shkruan Scanner.

Në një postim në Facebook, Vataj ka shkruar se “Lufta e pastër e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka nevojë të mbrohet edhe nga dëshmitë e fabrikuara të armiqve të Kosovës edhe pas mbi 20 viteve të largimit të ushtarit të fundit serb nga Kosova”.

Postimi i plotë i Vataj:

Bashkë me shokun dhe kolegun tim, Profesor Idriz Vehapi, vëllaun e tij Ramizin dhe nipin Burimin, vizituam shokët tanë dhe liderët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët vazhdojnë një betejë tjetër të shtetësisë së Kosovës.
Lufta e pastër e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka nevojë të mbrohet edhe nga dëshmitë e fabrikuara të armiqve të Kosovës edhe pas mbi 20 viteve të largimit të ushtarit të fundit serb nga Kosova. Mirëpo e drejta është në anën e çlirimtarëve dhe ata do ta dëshmojnë të kundërtën që pretendojnë armiqtë e Kosovës dhe të UÇK-së.

Arrestimi i luftëtarëve të lirisë, qenka çmimi që po u dashka të paguajnë ata që penguan masakrat dhe gjenocidin mbi popullin e Kosovës. Mirëpo asnjë gjykatë nuk do të mund të njollosë luftën e drejtë të çlirimtarëve.

U kthefshi sa më shpejtë fitimtarë dhe faqebardhë!
Liria ke emër = Ushtria Çlirimtare e Kosovës!

Bashkë me shokun dhe kolegun tim, Profesor Idriz Vehapi, vëllaun e tij Ramizin dhe nipin Burimin, vizituam shokët tanë…

Posted by Rame Vataj on Saturday, February 4, 2023

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit