18.6 C
New York
Sunday, August 3, 2025

Buy now

Rame Lahaj nderohet nga Posta e Kosovës me pullë postare

- Advertisement -

Mbrëmë ishte nata përmbyllëse e festivalit ndërkombëtar të tenorit kosovar, Rame Lahaj, ku pati shumë befasi.

Posta e Kosovës, emetoi emisionin e ri të pullave postare në nderim të tenorit të shquar shqiptar, Rame Lahaj – një nga zërat më të dalluar të operës moderne ndërkombëtare.

“Kjo pullë përjetëson figurën e një artisti që me zërin e tij ka tejkaluar kufijtë, duke u bërë ambasador i kulturës sonë në mbarë botën. Emisioni i pullës postare është realizuar në bashkëpunim me Fondacionin Rame Lahaj. Pulla postare nga ky emision mbart në motiv fotografinë e realizuar nga Z. Fahredin Spahija, ndërkaq bashkë me Zarfin e Ditës së Parë do të jenë në qarkullim postar deri në konsumim të plotë”, shkruan nga Posta e Kosovës.

Mbrëmë në skenë zbriti vetë Lahaj, përkrah Orkestrës Simfonike të RTSh-së, dirigjuar nga maestroja, Roberto Rizzi Brignoli.

Kështu u mbyll edhe një edicion i këtij festivali që sivjet barti moton, “Ëndrra pa kufi, opera pa mure”.

Të ngjashme

Të fundit