8.8 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Ramë Buja: Jam i bindur që Hashim Thaçi s’ka dorë në komunikatën 59

- Advertisement -

Ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Ramë Buja, në një intervistë në FRONTAL të T7 ka folur për komunikatën 59, për të cilën tash e tre ditë po diskutohet në sallën e gjyqit në Hagë derisa po dëshmon Fadil Geci.

Buja është pyetur nëse e di se kush e ka shkruar atë komunikatë, dhe ka thënë se po të kishte informacione do ta thoshte.

l pyetur nëse e ka shkruar Hashim Thaçi, Buja ka thënë se është “bukur shumë i sigurt” se ajo s’është shkruar nga ish-presidenti i Kosovës.

“Jo, jam bukur shumë i sigurt, s’muj me thanë qind për qind, se qind për qind veç vdekja, pasi që në raportet që i kam pasur, do të më kishte thanë, Ramë e shkrova, gabova sepse s’i kam pasur informacionet që i ke ti”, ka thënë Ramë Buja në FRONTAL të T7.

Ai ka thënë se ajo komunikatë ka shkaktuar dëm të madh tek familja Geci dhe se ndjehet keq për diçka të tillë që ka ndodhur.

“Ka shkaktuar shumë dëm, tek ajo familje që është cenuar. S’ka akuzë më të madhe se t’i thua dikuj tradhtar i vendit tënd. Më vjen keq që ka nxjerrë probleme për atë familje”, ka theksuar Buja.

“Jam i bindur që Hashim Thaçi s’ka dorë në atë gjë”, ka thënë ai tutje.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit