22.8 C
New York
Tuesday, September 16, 2025

Buy now

Ramë Buja: Fjalët e James Rubin, dëshmi nga njeriu që ka qenë në rrjedha nga A deri në Zh për luftën e UÇK-së

- Advertisement -

Ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Ramë Buja, tha se James Rubin, ish-ndihmësisi i Sekretares Amerikane të Shtetit, Medeleine Albright sot e nxori “të vërtetën lakuriqe” për luftën në Kosovë.

Buja tha në Frontal në T7 se dëshmia që dha sot Rubin në Gjykatën Speciale në Hagë tregon për synimin dhe veprën e UÇK-së.

“Ata burra që po bëhen pesë vjet që janë atje, nuk janë për vete, janë për Kosovën, dhe e keqja e madhe do të ndodhte sikur ata eventualisht do të dënoheshin. Por kjo dëshmi e njeriut që ka qenë në rrjedha prej A-së deri në Zh për luftën dhe për diplomacinë e UÇK-së sot dëshmoi për të vërtetën, një e vërtetë lakuriqe e cila flet se për çfarë ishte nisur, ku e kishte synimin dhe çfarë bëri UÇK-ja”, tha ai.

Buja tha se Rubin “ka qenë kryesisht i shoqëruar me zotin Thaçi”.

“Shpesh ne kemi qenë në sallë, ata kanë qenë bashkë duke u shëtitur jashtë”, tha ai, duke kujtuar periudhën e negociatave në Rambuje të Francës për t’i dhënë fund luftës në Kosovë.

Të ngjashme

Të fundit