Home Lajme Rambaja me gjuhë islamofobe ndaj Arifit: E ke gruan me shami, s’ke formim politiko-kulturor të mirëfilltë shqiptar

Rambaja me gjuhë islamofobe ndaj Arifit: E ke gruan me shami, s’ke formim politiko-kulturor të mirëfilltë shqiptar

0
Rambaja me gjuhë islamofobe ndaj Arifit: E ke gruan me shami, s’ke formim politiko-kulturor të mirëfilltë shqiptar

Sadri Ramabaja, analist, ka bërë një deklarim të çuditshëm në Pressing të T7.

Gjatë një debate me kryetarin e komunës së Preshevës, Ramabaja ka folur rreth bashkëshortes së Arifit, duke ia përmendur faktin se ajo është me shami.

Andaj, sipas Ramabajës, Arifi “nuk ka formim të plotë shqiptar sepse gruan e ka me shami”.

“E ke gruan me shami, nuk ke formim politiko-kulturor të mirëfilltë shqiptar.” – deklaroi Ramabaja.

Ndërsa Arifi i reagoi për këto fjalë.

“Unë gruan e kam shami, ajo është e shkolluar dhe është shqiptare. Shamia është edhe pjesë e Evropës”, ka thënë Arifi.

Exit mobile version