Kryetari i Kuvendit të Kosovës ka uruar besimtarët myslimanë për muajin e Ramaznit, i cili fillon nga nesër.
“Si muaj i sakrificës dhe përkushtimit, ai sjell mesazhin për atë që është më e lartë se ne, dhe se përlartësimi vjen nga një përulësi e thellë e shpirtit ndaj Zotit që tejkalon shtrëngesat e rrethanës.” – ka thënë ndër të tjera Konjufca.
Postimi i plotë:
Të gjithë besimtarëve myslimanë, urime dhe me fat muajin e Ramazanit!
Duke bartur frymën e sakrificës dhe solidaritetit ndaj tjetrit në nevojë, muaji i Ramazanit sjell spovën përballë së cilës disiplina dhe virtyti çojnë drejt realizimit shpirtëror.
Si muaj i sakrificës dhe përkushtimit, ai sjell mesazhin për atë që është më e lartë se ne, dhe se përlartësimi vjen nga një përulësi e thellë e shpirtit ndaj Zotit që tejkalon shtrëngesat e rrethanës.
Agjërim të lehtë për të gjithë besimtarët!