22.6 C
New York
Thursday, August 28, 2025

Buy now

“Ramazanit sjell spovën përballë së cilës disiplina dhe virtyti çojnë drejt realizimit shpirtëror”, Konjufca uron besimtarët myslimanë

- Advertisement -

Kryetari i Kuvendit të Kosovës ka uruar besimtarët myslimanë për muajin e Ramaznit, i cili fillon nga nesër.

“Si muaj i sakrificës dhe përkushtimit, ai sjell mesazhin për atë që është më e lartë se ne, dhe se përlartësimi vjen nga një përulësi e thellë e shpirtit ndaj Zotit që tejkalon shtrëngesat e rrethanës.” – ka thënë ndër të tjera Konjufca.

Postimi i plotë:

Të gjithë besimtarëve myslimanë, urime dhe me fat muajin e Ramazanit!

Duke bartur frymën e sakrificës dhe solidaritetit ndaj tjetrit në nevojë, muaji i Ramazanit sjell spovën përballë së cilës disiplina dhe virtyti çojnë drejt realizimit shpirtëror.

Si muaj i sakrificës dhe përkushtimit, ai sjell mesazhin për atë që është më e lartë se ne, dhe se përlartësimi vjen nga një përulësi e thellë e shpirtit ndaj Zotit që tejkalon shtrëngesat e rrethanës.

Agjërim të lehtë për të gjithë besimtarët!

Të ngjashme

Të fundit