Përmes një postimi në “Facebook”, Ramadani ka zbuluar ditën se kur mund të mbahen zgjedhjet parlamentare në
“Java e ardhshme është finalja: Kosova në zgjedhje apo përfundimisht në kolaps? Të dielën e ardhshme, më 26 tetor, është dita e fundit kur mund të votohet për ose kundër Qeverisë Kurti 3. Sipas fakteve publike të deritashme, nuk ka shumicë parlametare as nga ‘Qeveria në detyrë’ dhe as nga ‘Opozita në detyrë’! Kështu, përcaktohet nëse Kosova po shkon në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Prandaj, i bie që zgjedhjet parlamentare të mbahen më 14 dhjetor! Këtë skenar të ngjarjes mund ta ndryshojë vetëm mundësia që Gjykata Kushtetuese të vendos Masë të Përkohshme rreth procedurës së konstituimit të Kuvendit. Në atë rast, zgjedhja e Qeverisë apo shpallja e zgjedhjeve pamundësohet për të paktën rreth një muaj. Kështu, Kosova hyn në dhjetor pa Qeveri dhe pa Parlament. Rrjedhimisht, zgjedhjet e parakohshme nuk mund të mbahen para fundit shkurtit 2026. Pra, Kosova hyn në tehun e kolapsit politik, institucional dhe buxhetor”, ka shkruar Ramadani.