14.2 C
New York
Tuesday, March 25, 2025

Buy now

Ramadani: Shqiptarët janë zot shtëpie në Kosovë, e i zoti i shpisë i zgjatë dorën të vegjëlve

- Advertisement -

Burim Ramadani, ish-Kryeinpsketori i AKI-së, në intervistë te Dritan Dragusha në T7, duke folur për shtetësinë kosovare – tha se ekzistenca e shtetit kosovar është e lidhur ngushtë me modelin e integrimit të pakicave.

Shqiptarët e Kosovës, tha ai, janë zot shtëpie në Kosovë “demografikisht dhe praktikisht” – por, se kjo e bën atë që i zoti i shtëpisë “i zgjat dorën të vegjëlve”.

Pjesë nga deklarata e Ramadanit:

Shteti ynë, shtëpia jonë, në Kosovë – është e krejtve. Nuk ka qytetarë të rendit të dytë.

Demografikisht dhe praktikisht dihet kush osht zoti i shtëpisë në Kosovë, dhe i zoti i shtëpisë – po e them më qëllim me terme arkaike – është ai që e zgjatë dorën, për të marrë të vegjlit dhe për t’i vendosur brenda shtëpisë.

Vetëm në atë formë ne mund të marrim mbështetjen ndërkombëtare, për t’u vendosur, siç është vendosur KFOR-i, në kufi me Serbinë.

Vetëm në atë formë e dëshmojmë vullnetin politik për të mos u kthy në narracione e tregime të cilat mbi të gjitha e dëmtojmë ekzistencën e shtetit tonë.

Sepse ekzsitenca e shtetit tonë është e lidhur ngusht me këtë model dhe vetëm ky model është më i sukseshmi në Ballkan nëse duam ta mbajmë shtetin.

Nëse nuk duam ta mbajmë shtetin tonë, e zhdukja e një shteti nuk është fundi i botës as për perëndimin as për lindjen, por është fundi i botës vetëm për ne.

Prandja, nëse ne e kuptojmë që dobësimi e zhdukja e shtetit të Kosovës është fundi i botës vetëm për ne shqiptart në Kosovë, madje as për serbët e Kosovës, veç për shqiptarët.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit