Ish-kryeinspektori i Agjencisë Kosovare për Inteligjencë (AKI), Burim Ramadani, Serbia investon 40 milionë euro në vit në operacione për ta destabilizuar Kosovën.
Sipas tij, qëllimi i këtyre operacioneve është arritja e qëllimeve destabilizuese dhe kryengritja e serbëve.
“40 milionë në vit janë pare e madhe për një shtet siç është Serbi me investu në Kosovë në operacione. Qëllimi i shërbimeve serbe është mbajtja e Kosovës jostabile, destabilizimi dhe arritja e asaj që dështoi në Banjska që është kryengritja e serbeve të Kosovës”, ka thënë Ramadani në “Pressing” në T7.