Lajme

Ramadani: Serbia mori dy dhurata, dje nga Franca, sot nga Kosova

By GAZETA SCANNER 1

August 30, 2024

Eksperti i sigurisë, Burim Ramadani komentoi zhvillimet e fundit që ndodhën në Kosovë e në Serbi, ku kjo e fundit  nënshkroi marrëveshje me Francën për blerjen e 12 avionëve Rafale.

Ramadani përmes një shkrimi në Facebook përmendi reagimine SHBA’ve pas veprimeve të fundit të Qeverisë së Kosovës për mbylljen komunave ilegale në veri. Ai tha se si shkak i këtyre veprimeve Kosovës do t’i dobësohet bashkëpunimi Polici-SHBA.

Sipas tij, dobësimi i bashkëpunimit të MPB’së dhe Policisë me SHBA’të është fitore për armiqtë e Kosovës.

“Aq më keq, kur ky dobësim vjen si ndëshkim për:

– Instrumentalizim të Policisë nga Qeveria,

– Mos-mbajtje të premtimit për konsultime dhe koordinim, dhe

– Minim të reputacionit të Kosovës si partner i besueshëm ndërkombëtar.

Sa herë dëmton veten i jep nga një dhuratë armikut!”, shkroi Ramadani.