Ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani, në 3-vjetorin e luftës në Ukrainë ka kujtuar se Rusia vazhdon ta përdor Serbinë si mjet për të shkaktuar trazira në Ballkan, në veçanti në Kosovë, shkruan Periskopi.
Ramadani, përmes një statusi në Facebook, shprehet se hegjemonia e Rusisë nuk është ndalur.
”Në zgjatjen e luftës ruse kundër Ukrainës, rrjedhimisht Perëndimit, shtetet masha të Rusisë paraqesin rrezik në rajone të ndryshme. E tillë është Serbia, masha Ruse në Ballkan, e cila vazhdon luftën hibride sidomos kundër Kosovës përmes Qendrës së Spiunazhit Rus në Nish, që është themeluar në prill 2012”, shkroi ai.
Postimi i plotë:
Në 3 vjetorin e fillimit të luftës së paprovokuar në Ukrainë, hegjemonia e Rusisë nuk është ndalur.
Në zgjatjen e luftës ruse kundër Ukrainës, rrjedhimisht Perëndimit, shtetet masha të Rusisë paraqesin rrezik në rajone të ndryshme.
E tillë është Serbia, masha Ruse në Ballkan, e cila vazhdon luftën hibride sidomos kundër Kosovës përmes Qendrës së Spiunazhit Rus në Nish, që është themeluar në prill 2012